Del nga spitali, transformimi drastik i Parashqevi Simakut

Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku ka dalë nga spitali në Nju Jork, ku po kurohej për shkak të situatës së rënduar psikologjike.

Biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani, ka dhënë lajmin e mirë dhe ka shpërndarë në rrjetin e tij zyrtar në Instagram foto të saj.

Simakut shihet e transformuar totalisht, me flokë të krehura dhe në ngjyrë tjetër.

Ajo shfaqet e qetë dhe duke qeshur në videon e filmuar.

“Surprizë, ia dolëm”, shkruan OIlirjani krahas videos dhe fotos së shpërndarë.

Disa ditë më parë, Ilirjani theksoi se me daljen nga spitali nuk do të thotë se ka kaluar problemi. Ai kërkoi ndihmë për përkujdesjen që i duhet Parashqevisë pas kurimit në Spitalin Psikiatrik.