TV21 jozyrtarisht mëson se Policia Financiare ka kryer bastisje në ambientet e Pece Mirçevskit, ish shefi të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, nga radhët e LSDM-së.
Aksioni po zhvillohet nga Drejtoria e Policisë Financiare, në koordinim me Prokurorinë e Shkupit. Për aksionin priten detaje gjatë ditës, ndërkaq jozyrtarisht ka dyshime për keqpërdorime gjatë prokurimeve publike.