Me qëllim që të mos përsëriten tragjedi të ngjashme në trafik, kryeministri Mickoski shprehet se duhet të gjendet zgjidhje sistematike. Nga ana tjetër kreu i LSDM-së Filipçe, thotë se kjo parti do të propozojë rritjen e gjobave për shkeljet në trafik.
“Por ajo që mund të them, është se gjërat duhet në mënyrë sistematike të zgjidhen, jo ad-hok. Kjo që ndodhi ishte si rezultat i zgjidhjeve ad-hok, në drejtim pozitiv dhe negativ. Ky shembull për fat të keq ku u shua një jetë e re, duhet të gjithë ne të na zgjojë”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.
“Propozimi i dytë do të jetë ashpërsim serioz i gjobave për shkeljet më të rënda në komunikacion, të cilat do të përfshijnë madje edhe konfiskimin e veturës, sipas shembullit të disa vendeve evropiane. Lidhur me propozimin tuaj të dytë për rritjen e gjobave. Pse atëherë i ulët gjobat në vitin 2021 si LSDM? Thash se çdo ngjarje i padëshirueshëm duhet të na nxitë që ta përmirësojmë sistemin”, u shpreh u shpreh Venko Filipçe – LSDM.