Cristiano Ronaldo po dëshmon me performancat e tij se mosha është vetëm një numër.
Ronaldo, në një intervistë për “Chiringuiton” dha një deklaratë interesante.
“Nëse përfundoj me 920, 925 gola… nuk ka fare rëndësi për mua. Unë jam më i miri në histori.”. Nëse arrij 1000 gola, shkëlqyeshëm. Nëse jo, edhe kjo është mirë. Numrat nuk gënjejnë”.
CR7-ja, mbrëmë shënoi dy gola në fitoren 3-0 e Al-Nassrit kundër Al-Wasl në Ligën e Kampionëve të Azisë, në përpjekjen e tij për të arritur shifrën e njëmijë golave.