Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, me 4 dhe 5 shkurt të vitit 2025, do të qëndrojë në Bruksel për vizitë pune, ku do të zhvillojë sërë takimesh me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Komitetit Ekonomik dhe Social evropian.
Në kuadër të vizitës dyditore, është paraparë që Ministri Murtezani të zhvillojë takim me Euro-Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, me të cilën do të diskutojë për progresin e Maqedonisë së Veriut në procesin e aderimit në BE, Agjendën reformuese dhe hapat e ardhshëm në procesin negociues. Janë paraparë takime edhe në Parlamentin Evropian me Tajs Roiten dhe Matej Tonin, raportues nën hije për Maqedoninë e Veriut, si dhe me Karlo Resler, nën-kryetar i Komitetit të përzier Parlamentar Maqedonia e Veriut – BE, në të cilën do të shqyrtohen mundësitë për përforcimin e bashkëpunimit parlamentar mes Shkupit dhe Brukselit dhe përforcimit të mbështetjes politike në Parlamentin Evropian për progresin e vendit.
Në agjendën e MÇE-së Murtezanit, janë paraparë takime edhe me Mati Masikas, Drejtor ekzekutiv për Evropën në Shërbimin Evropian për punë të Jashtme (EEAS), me të cilin do të diskutojë për sfidat aktuale politike dhe të sigurisë në rajon, si dhe për aspektet gjeopolitike të zgjerimit, kurse do të zhvillojë takim edhe me Kryetarin e Komitetit ekonomik dhe social Evropian (KESE), Oliver Ropke.
Vizita e punës së Ministrit Murtezani në Bruksel është një mundësi tjetër për intensifikimin e dialogut me institucionet e Unionit dhe përforcimin e mbështetjes për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- “Faleminderit Amerikë!” E vërteta doli në dritë, lufta jonë ishte e drejtë – Mesazhi i fuqishëm i Ali Ahmetit pas zhvillimeve në Hagë
- Rubin: Thaçi gjithmonë dëshironte të sigurohej që Amerika do të qëndronte në krah të tij dhe të Kosovës
- Policia jep detaje për tragjedinë në Veles me tre të vdekur, vrasësi kreu vetëvrasje
- “E pashë me sytë e mi”, Rubin i qartë në Hagë: Thaçi s’kishte kompetenca për vendime brenda UÇK-së
- Ministria e Energjisë: Interes për subvencionet për pajisje klimatike inverter, afati i aplikimit deri më 5 tetor
- Berisha paraqitet në SPAK: Vlerësoj qëndrimin e DASH për mandatin e Dumanit
- 8 kandidatë në garë për kryetar të Kumanovës
- “Pa fjalën pavarësi, do të ishte tradhtar”, Rubin tregon se si Thaçi e refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes
- Tragjedi e përgjakshme në Veles – tre të vdekur, vrasësi kryen vetëvrasje
- Rubin: Albright donte që unë ta njihja Thaçin, ta bëja shok e mik diplomatik dhe ashtu bëra