LD: Marshojmë fuqishëm në Çair, pjesëmarrje masive në zyrtarizimin e nëndegës Dizhoni 2!

Në një atmosferë shumë pozitive dhe përpara një numri të madh simpatizantësh, Lëvizja Demokratike ka zyrtarizuar formimin e këshillit vendor në Dizhon 2, duke vazhduar zgjerimin dhe konsolidimin e strukturave të saj në terren.

Me shumicë votash, Ramiz Dema u zgjodh kryetar i këtij këshilli, duke marrë mbështetje të gjerë nga anëtarësia dhe qytetarët e pranishëm. Ky hap shënon një tjetër sukses për LD-në, e cila po forcon çdo ditë e më shumë rrënjët e saj në degën e Çairit i cili shquhet si bastion i kësaj Lëvizje.

Mbështetja e madhe në Dizhon 2 dëshmon besimin e qytetarëve në vizionin e Lëvizjes Demokratike dhe vullnetin për ndryshim.

Kjo është një tjetër dëshmi e fuqisë së saj në skenën politike dhe një hap i rëndësishëm drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme.