Fëmija 12 vjeç nga Kërçova kafshohet nga 10 qenë endacakë!

Një fëmijë 12 vjeç nga lagja “Prilepska” në Kërçovë është kafshuar nga 10 qenë endacakë, përcjell TV21. Ai ka marrë lëndime të rënda, mjekët kanë intervenuar për shërimin e plagëve, ndërsa deri tani ka 70 fıje peri nga ndërhyrjet kirurgjike të mjekëve. Ai nuk ka prindër, respektivisht nënë dhe baba, për momentin jeton me motrën e tij. Për më tepër informacione rreth rastit, ndiqni kronikën e gazetares Salije Sadiku Pinjolli në lajmet e TV21.