VLEN -VMRO në zgjedhje lokale/ VLEN fiton 8 -10 komuna, BDI 2 komuna

Izet Mexhiti sot ka hedhur një lajm për zgjedhjet lokale ku sipas tij VLEN do të garojë bashkë me VMRO-në në tetor të këtij viti. Sipas gazetarit Rami Mislimi nëse ideja e Mexhitit realizohet atëherë VLEN do ti fitojë të gjitha komunat shqiptare dhe BDI do të ngel me dy komuna.

Ja postimi i plotë:
Patriotizmi dhe matematika e zgjedhjeve lokale!
Partitë politike janë largë patriotizmit dhe interesave të përgjithëshme, ata gjithmonë kalkulojnë për interesa partiake dhe më pas në tavolinë nxjerin kalkulatorin për të bërë llogaritë e fitores.
Deri më sot të gjithë partitë politike shqiptare në zgjedhjet lokale kanë fituar me ndihmën e partive maqedonase dhe anasjelltas që do të thotë se në tavolinë kanë pasur të hapur matematikën e fitores.
Në komunat shqiptare ku kanë ndikim partitë maqedonase, çdo parti politike, PPD, PDSH, BDI, ASH dhe BESA kanë bërë marrëveshje publike ose të fshehta për të arritur deri te fitorja e komunave.
Nëse i refoerihemi zgjedhjeve të fundit në Tetovë, Bilall Kasami fitoi me vota maqedonase në raundin e dytë, pasi në raundin e parë humbi zgjedhjet.
Si Tetova kemi shumë komuna ku ka ndikim vota maqedonase për të vendosur se kush do të jetë kryetar i ardhshëm i një komune.
Nëse VLEN siç thotë Izet Mexhiti do të ketë marrëveshje me VMRO-në për zgjedhjet lokale atëeherë rezultati përfundimtar i bie:
Tetovën e fiton – VLEN-i në krye me Bilall Kasamin
Çairin e fiton – VLENI -i në krye me Visar Ganiun
Gostivarin e fiton VLEN-i në krye me Valbon Limanin
Bërvenicën e fiton VLEN-i
Strugën e fiton VLEN-i
Dibrën e fiton VLEN-i
Kërçovën e fiton VLEN-i
Bogovinën e fiton VLEN-i
Zhelinën e fiton VLEN-i
Tearcën e fiton VLEN-i
Sarajin e fiton VLEN-i
BDI dhe Fronti Europian:
Likovën me Erkan Arifin
Haraçinën me Ridvan Ibrahimin
dhe Dollnenin
Dhe nëse këto i bëjmë me matematikë i bie X është VLEN-i, Y- është BDI.
X – Y= Z
11 -3 = 8
8 komuna VLEN fiton më shumë se sa BDI sipas matematikës së parashtruar të Izet Mexhitit.