Zbulohet klauzola me mundësi largimi e Araujo nga Barcelona

Ronald Araujo nënshkroi rinovimin e tij me Barcelonën deri në vitin 2031.

Nuk ishte një rinovim i thjeshtë, pasi lojtari kishte dyshime nëse duhej të vazhdonte apo jo te klubi katalanas. Juventusi e donte dhe bëri një ofertë prej 35 milionë euro për mbrojtësin. Drejtuesit e Barcelonës e refuzuan këtë ofertë, duke e konsideruar të pamjaftueshme, pasi pretendojnë se vlera e lojtarit është shumë më e lartë.

Përpjekja e klubit italian shkaktoi shpejtimin e të gjitha lëvizjeve blaugrana për rinovimin e Araujo, i cili kishte qenë në pritje për pothuajse një vit. Deco u takua me lojtarin për t’i shpjeguar qartë ofertën e rinovimit dhe për të parë qëndrimin real të uruguajanit për t’u larguar nga Barcelona. Araujo i tha se donte të qëndronte, megjithëse ishte e vërtetë se kishte shqyrtuar mundësinë e largimit në futbollin italian.

Pas kësaj, drejtori sportiv i Barcelonës u takua me agjentët e lojtarit. Objektivi kryesor ishte që Araujo të mos largohej në merkaton e dimrit, por të lihej një mundësi për të kaluar në të ardhmen, konkretisht në merkaton e ardhshme, siç kërkonin agjentët e tij. Kështu u bë kontrata e rinovimit të lojtarit, e cila përfshinte një mundësi largimi për verën e vitit 2025.

 

Klauzola e largimit të Araujo mbetet 1 miliard euro, siç ishte në kontratën e mëparshme.

Megjithatë, në verë hapet një periudhë kohe kur kjo shumë reduktohet në 70 milionë euro. Nëse lojtari dëshiron, mund ta përdorë këtë klauzolë të përkohshme. Duke paguar këtë shumë ai mund të largohet nga Barcelona, por vetëm në dhjetë ditët e para të muajit korrik. Nga data 11 korrik, çmimi shkon sërish në 1 miliard milionë. Ky ulje e klauzolës është e vlefshme vetëm për vitin 2025.

Barcelona e konsideronte çmimin e lojtarit më të lartë. Vlerësimi i tij ishte 100 milionë euro, shumë që Bayern Munich ishte i gatshëm ta paguante për të sezonin e kaluar. Agjentët shtynë shumë në këtë drejtim dhe u ra dakord që klauzola e përkohëshme të fiksohej në 70 milionë, çmim që mund të ketë një variacion të vogël në varësi të performancës së lojtarit.

Do të duhet të presim deri në verë për të parë se çfarë do të ndodhë. Nga fjalët e Araujo duket se nuk do ta përdorë këtë klauzolë, pas ndeshjes kundër Atalantës tha se donte të qëndronte edhe për shumë kohë. Megjithatë, klauzola është aty për ato ditë korriku, kur mund të largohet nëse ndonjë klub paguan çmimin e vendosur 70 milionë euro. Juventusi vazhdon të jetë i vëmendshëm.