Ademi: Afrim Gashi nuk respekton as gjuhën shqipe e as përfaqësimin e shqiptarëve në Kuvend

Nga 23 të punësuar së fundmi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, vetëm 3 janë shqiptarë, për këtë ka reaguar Arbër Ademi nga BDI.
Ademi shkruan se kjo është diskriminim dhe kthim prapa, duke dëshmuar edhe një pabarazi nga qeverisja aktuale.

Reagimi i plotë:

Nga 23 të punësuar, u mjaftuan vetëm me 3 shqiptar në Kuvend.
Afrim Gashi nuk respekton as gjuhën shqipe e as përfaqësimin e shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike në Kuvend.
Zaten, në këto gati 8 muaj të qeverisjes pa legjitimitet etnik, e përbërë nga humbës të shumëfisht të zgjedhjeve, jo që realizimi është 0, por janë shënuar edhe hapa rapid mbrapa, veçanërisht në aspekt të minimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe rivendosjes së jobarazisë në çdo pore të jetës institucionale dhe shoqërore.
Në rrethana të këtilla kur në pushtet kemi njerëz që janë jashtë çdo trajektore të vërtetë kombëtare, e që për primare kan interesin individual dhe të ngusht klanor në kurriz të interesit të përgjithshëm, ndëshkimi nga qytetarët është i pashmangshëm.
Në anën tjetër, Bashkimi Demokratik për Integrim është duke tejkaluar përmasat e një organizimi të zakonshëm politik, duke u shndërruar gjithnjë e më shumë në një lëvizje të përgjithshme kombëtare.
S’ka pikë dileme, me këtë Qeveri, qytetarët më të mashtruar se kurrë, më të poshtëruar se kurrë janë tani, kur në pushtet janë njerëz që asnjëherë nuk e morën besimin e qytetarëve.