Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka deklaruar se integrimi evropian mbetet prioritet i padiskutueshëm dhe se askush nuk është kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, por theksoi nevojën për një zgjidhje të drejtë për të gjithë.
Në intervistën për emisionin “Samo Intervju” në Kanal 5, Mexhiti theksoi se procesi i integrimit duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të sigurojë një balancë të drejtë mes palëve të interesuara.
“Të gjithë duam dhe punojmë për zgjedhje sa më të mira që të na afrojnë me BE-në. Askush nuk është kundër futjes së bullgarëve në Kushtetutë, por kërkojmë që të gjithë të jenë fitues në këtë proces,” tha Mexhiti.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur debati për ndryshimet kushtetuese dhe avancimin e procesit të integrimit evropian mbetet një nga çështjet kryesore politike në vend.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- LSDM: Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme për të shmangur përgjegjësinë për “Alta Bankën”, Bërvenica përdoret si alibi
- AVMU hedh poshtë akuzat e LSDM-së: Nuk kishte censurë, vetëm zbatim të Kodit Zgjedhor
- “Bashkohuni me ne”/ Studentët në protestë edhe sot, futen nëpër auditorët e disa universiteteve dhe u kërkojnë të ndërpresin mësimin
- Bërvenica: Një fitore që flet përmes numrave
- Mohamed Alabar shet penthouse-in luksoz në Beograd në ujë, me sipërfaqe 344 metra katrorë
- Asani i reagon Kostovskit: Buteli nuk është pronë e jotja, qytetarët do të përgjigjen me votë
- Dy gra viktima të shkeljes së urdhrave mbrojtës, arrestohen dy të dyshuar
- Pasi votuan dhe fituan në Bervenicë, diaspora kthehet me krenari!
- Sot mblidhet komisioni hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
- “Asnjë parti nuk i ka në pronësi votat”, VLEN reagon pas zgjedhjeve në Bërvenicë