Një aksident ajror tragjik ndodhi në Uashington DC të mërkurën në mbrëmje, kur një avion pasagjerësh i American Airlines, me 64 persona në bord, u përplas me një helikopter të Black Hawk të ushtrisë amerikane. Të dy mjetet ajrore u rrëzuan në lumin Potomac, dhe raportimet e para sugjerojnë se të 67-të personat në bordin e tyre dyshohet se kanë vdekur.
Pamjet nga CCTV tregojnë momentin e përplasjes, ku shihet teksa avioni dhe helikopteri fluturojnë afër me njëri tjetrin dhe më pas ndodh një shpërthim që duket nga një dritë e shndritshme në qiell..
Sipas autoriteteve, përplasja ndodhi rreth orës 21:00 me orën lokale ndërkohë që ekipet e kërkim-shpëtimit mbërritën menjëherë në vendngjarje për të kërkuar për të mbijetuar.
Në bordin e avionit ishin 60 pasagjerë dhe 4 anëtarë të personelit, ndërsa helikopteri ushtarak ishte në një fluturim trajnues dhe kishte 3 ushtarë amerikanë në bord.
Shefi izjarrrfikëses, John Donnelly, konfirmoi se alarmi për përplasjen është dhënë në orën 20:48 me orën lokale. Ai shtoi se mjetet ajrore kanë përfunduar në ujërat e ftohta të lumit Pomac, duke e vështirësuar kërkimin gjatë natës.
Presidenti Donald Trump ka reaguar në rrjetin “X”, duke thënë se ky aksident kishte mundësinë të ishte shmangur dhe falënderoi agjencitë e përfshira për punën e tyre të palodhur në operacionin e kërkim-shpëtimit.
Black Hawk Helicopter Crashes Into 64-Person (60 passengers, 4 crew members) American Airlines Passenger Plane Prompting Search And Rescue Efforts.
Latest/Full Alerts: https://t.co/PAN2ZEl1Bs pic.twitter.com/vxmNEqfNN9
— Defcon Level Threat Monitor (@Defcon_Level) January 30, 2025