Hapet zarfi i zi, katër banorë të “Big Brother” do jetojnë si në mesjetë

Gjatë mbrëmjes së djeshme të spektaklit “Big Brother Vip Albania”, zarfi i zi që mbërriti pak ditë më parë në shtëpi, u hap.

“Vëllai i Madh ka konstatuar se disa prej jush, në mënyrë të përsëritur, nuk kanë zbatuar rregulloren e ‘Big Brother VIP’.

Sjellja nga ajo që pamë janë rreptësisht të ndaluara, në një format që ndiqet nga miliona shqiptarë në të gjithë botën.

Për këtë arsye, Vëllai i Madh ka vendosur që G Bani, Gjesti, Klajdi dhe Rozana, me qëllimin e reflektimit dhe përmirësimit të sjelljes së tyre, nga ky moment deri në një kohë të pacaktuar, do të jetojnë në një pjesë tjetër të shtëpisë”, ishte përmbajtja e zarfit të zi.

Katër banorët u dërguan në një ‘shpellë’, meqë “janë sjellë si shpellarë”, sikurse u shpreh moderatori Ledion Liço.

Po ashtu, G Bani, Gjesti, Klajdi dhe Rozana, janë në një nominim me njërin-tjetrin dhe në shtëpi do të rikthehen vetëm tre prej tyre, pasi të shtunën njëri eliminohet.