Pas dorëheqjes së Dautit, kërkohet zyrtarisht nga Fronti Evropian që të propozohet emri i deputetit që do ta zëvendësojë atë
Kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, Gjorgjija Sajkoski ka kërkuar edhe zyrtarisht nga Fronti Evropian që të propozon emrin e deputetit që duhet të zëvendëson Ilire Dautin në cilësinë e kryetarit të Komisionit për politika sociale, demografi dhe të rinj.
Ky veprim i Sajkoskit vjen pas dorëheqjes së Ilira Dautit të cilës paraprakisht iu votua interpelanca për punë të pandërgjegjshme nga Kuvendi.
Përplasja e saj me partitë maqedonase, erdhi pas bllokimit që Dauti i bëri propozim-Ligjit për branitellat. / Alsat.mk