“Ishte kënaqësi e veçantë të takoja kirurgun e shquar, Dr. Refet Murtezani, një emër që ndriçon në botën e mjekësisë. I lindur në Saraj të Shkupit, Dr. Murtezani u detyrua të kërkojë horizonte të reja larg vendlindjes, duke ndërtuar një karrierë të shkëlqyer në Turqi.
Dhjetë vite më parë, ai kishte ëndërruar të shërbente në spitalet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, të shpëtonte jetë në tokën ku u rrit. Përkundër dëshirës së madhe, politika e atëhershme ia kishte mbyllur dyert Dr. Murtezanit, duke ia mohuar jo vetëm një mundësi, por edhe të drejtën për t’i dhënë diçka vendit të tij.
Sot, me përvojën dhe ekspertizën e fituar në një nga sistemet shëndetësore më të avancuara, Dr. Murtezani është i gatshëm të rikthehet. Jo për famë, jo për përfitim, por për t’i shërbyer popullit të tij. Për të ndarë me kolegët njohuritë e tij, për të sjellë një frymë të re në shëndetësinë tonë dhe për të siguruar që çdo pacient të ketë kujdesin që meriton.
Ky është vizioni ynë: të kthejmë profesionistët në vendin e tyre. T’i hapim dyert atyre që dikur u përjashtuan padrejtësisht. Të ndërtojmë një sistem ku talenti dhe përkushtimi shpërblehen e nuk pengohen. Dhe mbi të gjitha, të rikthejmë besimin se ky vend mund të jetë shtëpia e secilit që dëshiron të kontribuojë për të mirën e përbashkët” ka shkruar Mexhiti
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- MASH e harroi Konviktin e Tetovës, ende nuk janë përmirësuar vërejtjet e Revizionit
- “Krenar që jam pjesë e Shqipërisë”, postimi i Stavro Pilo bën “zhurmë” te rivalët! Reagojnë mediat greke
- Ligji për arsimin e lartë, ASH: Po krijon padrejtësi të reja dhe po hap rrugë për diskriminim të mëtejshëm ndaj universiteteve shqiptare
- Regjim i veçantë i komunikacionit nesër në Shkup për shkak të dy garave
- Akcizat për dizelin do të ulen për 4 denarë, për benzinin për 2, Mickoski paralajmëroi seancë të jashtëzakonshme
- Rrahje në një shkollë në Tetovë: Nxënësi sulmohet me sende të forta, përfundon në spital
- Aksident i rëndë në rrugën Kërçovë-Gostivar: Pesë të lënduar, dy prej tyre në gjendje të rëndë
- Gjendet trupi i pajetë i një personi në lumin Vardar, MPB jep detaje
- Aksione policore në Gostivar dhe Tetovë
- Aksion policisë në autostradën “Miqësia”: Sekuestrohen 65 kg marihuanë, arrestohen dy persona