NDRYSHIME TË ÇMIMEVE MBRENDA DITËS?
Pas thirrjeve në rrjetet sociale për të bojkotuar supermarketet e mëdha të premten, Inspektorati Shtetërorë i Tregut ka dalur në terren.
“Çfarë dhe cilat çmime të produkteve ushqimore po i kontrollon Inspektorati Shtetëror I Tregut?”.
Klan Maqedoni ka ndjekur nga afër çmimet e disa produkteve ushqimore, të cilat për dallim nga disa javë më parë sot në etiketat në markete nuk mbanin çmimet e njejta.
“Mbrojtjen e standartit jetësor për qytetarët vet atë nuk e ndjenjë, shumë qytetarë po e mirpresin dhe mbështesin bojkotimin e marketeve”.
Qytetarët e anketuar:
“Po, çmimet janë shumë të larta, shumë. Po ka dallime të mëdha ka në çmime, për këtë shkak duhet të ulen, dhe jo për çdo fundjavë të rriten”.
“Po është e nevojshme si gjithë të tjerët edhe ne!”
A mendoni se është i nevojshem ky bojkot të bëhet?
“Po është i nevojshem, qytetarët kanë nevojë shumë. Po e mbështesim sigurisht”.
“Po do i mbështes, kjo seriozisht është katastrof që të mos mund të hyjsh, vetëm të shikosh të mos mundesh të hash. Të të tregoj ka për çdo ditë çmimet ndryshojnë. Kishte e di që më herët ndodhte njëherë në muaj, vitë, a kjo është punë që ndodhë çdo ditë”.
Thirrjet në rrjetet sociale për të bojkotuar supermarketet e mëdha të premten erdhi nga shembulli në Kroaci shembullin e njejtë e ndjek edhe Bosnja e Hercegovina ku në këtë mënyrë do të tregohet revoltë ndaj çmimeve të larta nëpër supermarket. /tvklan.mk