FRIKA VRITET, EDHE ME NJË PLUMB
“Unë, shqiptar nga Shqipëria, i biri i tokës Shqipëri që më pagëzoi shqiptar, betohem para flamurit dhe kombit tim se do të veproj për lirinë dhe bashkimin e atdheut në një shtet, duke ia falë edhe jetën!”
Në një intervistë të dikurshme me Ish të burgosin politik, Hydajet Hyseni, do të dëgjojmë:
Më vjen turp të flas për burgun dhe veprimtarinë patriotike kur të përmendim emrin e Rafi Halilit.
Në historikun mbarëshqiptar, ka shumë ditë të shënuara por muaji janar është plot e përplot me data të veçanta.
Ishte 28 janari 2022 kur, Ai shkoi të takojë familjen e të Gjallëve, te Ata që kishin frymëzim veprën dhe pistoletën e Rafiut.
Ajo krismë që prishi legjendën:
Me ujin, zjarin dhe ‘’drzhavën’’ nuk luhet.
Ishte ‘’patllakja’’ e Rafiut që vrau këtë mit dhe u shëndërua, shembëlltyrë e sihariq për Ushtrinë Çlirimtare.
Më shumë se katër dekada, me veprim unikat e sakrificë të pashoqe së bashku me shokë të idealit, ishin e vetmja xixë shpresëdhënëse e një populli të margjinalizuar dhe trushpërlarë nën aksiomën vëllazërim bashkim, që destinacion përfundimtar kishin asimilimin deri ne zhdukje.
Të shkruash për Rafiun nuk ia shton Atij namin por, me kujtimin për Të, ne zbukurojmë veten tonë dhe brezat në vijim.
Çuditërisht, sot pas 3 viteve të shkuarjes së Tijë në amshim, si nuk u gjet asnjë resht askund për Të.
Në tre univerzitete shqiptare në Maqedoni që themelet i kan në pikat e gjakut të fillim qershorit 1982, nuk rastisi që nga profesor e akademik mendjendritur së paku në ndonjë medium apo portal të përmend emrin e Rafiut! TURP e përtej TURPIT !
Pastaj edhe ska pse!?
Të vdekurit nuk mund të flasin për të GJALLËT.
Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Rafi Halilit.
Havzi Sulejmani-Xhaxhi Danimarkë,
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Tre zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut
- Orce Gjorgjievski është kandidat i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Shkupit, thotë se do ta ringjallë qytetin
- Iseni: VLEN nuk është perfekt…
- Sulm brutal në Tetovë: Tre të mitur dhe një prind rrahin një djalë të mitur
- MONOPOLLI/ Bajram Rexhepi sulmon ashpër Bilall Kasamin: “Po fshihet një histori e larë me gjak nën hijen e krimit të pronës publike”
- SKANDAL: Qeveria mashtron dhe keqpërdor paratë publike për promovimin e kandidatit të “pavarur” të VMRO-VLEN në Strugë
- Të miturit në vend kalojnë nga 5 orë në ditë në internet
- Më shumë vdekje sesa lindje! Ndizet debati në Maqedoninë e Veriut, kryeministri propozon taksë për beqarët
- Një trup i pajetë gjendet në liqenin e Pogradecit, ende të paqarta shkaqet
- ASH: Lojërat e Fatit Online jo vetëm që nuk u ndaluan, por po legalizohen me Ligj