Kryeministri Hristijan Mickoski kumtoi se ka 17 këshilltarë, prej të cilëve katër janë me kohë të plotë të punës në Qeveri.
“Gjithsej kam 17 këshilltarë dhe të gjithë këshilltarët kanë pagë me vlerë të përgjithshme prej 60.000 denarëve, me përjashtim të atyre të cilët janë me kohë të plotë të punës. Të tillë janë tre apo katër, të cilët janë në Qeveri, dhe ata kanë honorar mujor prej 90.000 denarëve”, tha kryetari i Qeverisë, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
Mickoski e pranoi vërejtjen e gazetarëve për mospublikimin e kumtesave nga seancat qeveritare, dhe, siç tha, “do të tentojmë menjëherë pas kësaj konference për shtyp të gjitha kumtesat që kanë munguar, t’i publikojmë në faqen e Qeverisë”.