Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj akuzave të Bashkimit Demokratik për Integrim për ardhjen e Millorad Dodikut në RMV.
Ata shprehen kundër deklaratave të Dodikut deri sa theksojnë se deklaratat e tij janë provokim për të gjithë qytetarët.
Reagimi i plotë:
Kundër-reagim ndaj konferencës për shtyp të BDI-së!
Koalicioni VLEN ka qenë, është dhe do të mbetet në ballë të betejës për të kundërshtuar çdo përpjekje të politikave të errëta dhe manipulimeve kundër interesave të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.
Deklaratat e Milorad Dodikut në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive janë një turp i madh dhe përbëjnë provokim ndaj të gjithë qytetarëve të vendit që mbështesin paqen dhe bashkëjetesën.
BDI ka dëshmuar se nuk ka asgjë të re për të ofruar. Në pamundësi për t’u reformuar, ajo vazhdon të nënvlerësojë inteligjencën e shqiptarëve.
Ishte pikërisht BDI ajo që dha nënshtetësi politikanit ukrainas të sanksionuar Aleksandar Onishçenko.
BDI është përgjegjëse për përpjekjet e politikanit malazez prorus, Daka Davidoviç, për të krijuar një “pashallëk” me bizneset e tij në Tetovë.
Kjo parti ishte ideatore dhe promotor i projektit famëkeq “Ballkani i Hapur”, një projekt që shërbeu interesave të Vuçiqit dhe Vulinit, duke lënë në margjinat interesat e shqiptarëve dhe të Kosovës.
BDI, përmes ministrit Bujar Osmani, solli Sergej Lavrovin në Shkup, duke i bërë jehonë politikave proruse dhe duke poshtëruar rëndë Kosovën me planin e ashtuquajtur 9-pikësh. Këto veprime tradhtare nuk duhet të harrohen nga asnjë shqiptar!
VLEN është shpresa e shqiptarëve!
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Zeqirija Ibrahimi: Ra provimi i jurisprudencës e u pamë!
- E mori lumi që më 10 janar, gjendet sot trupi i 30-vjeçarit Jurgen Karaj
- Reshje më të mëdha në Krushevë, në Kodër të Diellit 55 centimetra borë
- ASH: Studentët në pritje, institucionet në heshtje
- Aksident i rëndë në Loxhë të Pejës, vdes një grua
- DPHM: Më ftohtë në Kodrën e Diellit, më shumë shi në Krushevë
- Për shkak të mjegullës, dukshmëri e ulur deri 100 metra në Strazhë dhe Mavrovë dhe deri 60 metra në rrugën Gjevgjeli – VK “Bogorodicë”
- Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht i ngrohtë
- Osmani në Emiratet e Bashkuara Arabe takon homologë e zyrtarë të tjerë
- Dosjet e Epstein, një i burgosur misterioz hyri në qelinë e tij natën që kreu vetëvrasje?