Ndotja enorme e ajrit në Strumicë me PM 10 grimcat dhe pragut të tejkaluar të alarmimit dhe për shkak se për të katërtën herë këtë dimër po hyjnë në fuqi rekomandimet e Ministrisë së Mjeidist, janë arsyet pse ambientalistët e Strumicës dhe qytetarët do të mbajnë marsh protestues, të shtunën më 1 shkurt.
Marshi do të mbahet nën moton “Ndalohet frymëmarrja”, ndërsa e organizon shoqata ekologjike “Zdrava kotlina”. Marshi protestues do të mbahet në rrugët kryesore në Strumicë, ndërsa do të përfundojë para ndërtesës së Komunës së Stumicës, tek zyrat e shërbimeve inspektuese.