Shkarkimet në SH.F “26 Korriku”, MASH: Përgjegjësia i takon pushtetit vendor!

Pas kronikës së Klan Macedonia për mësuesit e shkarkuar nga shkolla fillore “26 korriku”, kanë reaguar edhe nga Ministria e Arsimit.

Ministria e Arsimit i tha Klan Macedonia se Mësuesit përzgjidhen nga drejtori i shkollës me propozim të bordit të shkollës.

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Çështja është përgjegjësi e shkollës dhe e pushtetit lokal. Sipas Ligjit për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat fillore dhe të mesme, mësimdhënësit përzgjidhen me konkurs publik dhe punësohen me afat të caktuar deri në fund të vitit shkollor.”

Mësuesit që u shkarkuan nga drejtori, akuzojnë se në prapaskenë qëndron politika dhe kërkojnë që të përsëritet konkursi dhe i njejti të jetë i barabartë për të gjithë, e nga MASH, thonë.

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Kur më shumë kandidatë aplikojnë për provimin publik, përparësi u jepet mësuesve që kanë një nivel më të lartë të arsimit të lartë përkatës dhe sukses më të lartë gjatë studimeve të tyre universitare.”

Ndërkohë, mësuesit e shkarkuar, përmes një letre kanë paraqitur pakënaqësinë e tyre dhe ankesën e kanë dërguar në institucionet përkatëse.

Megjithatë, sic thuhet në reagimin e MASH-it, mësuesit përzgjidhen nga drejtori i shkollës me propozim të bordit të shkollës. /tvklan.mk