Një lutje për spin doctor-at e BDI-së

Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti përmes një postimi në rrjetet sociale ka thumbuar BDI dhe ata që shkruajnë komunikata duke i quajtur spin doctor-a.

“Luten spin doctor-at e BDI-së aktualisht në arratisje nga drejtësia, të ndalojnë me manipulimin dhe shtrembërimin e fakteve. Në vend të keqinterpretimit të qëllimshëm të sondazheve, ata shqiptarëve ua kanë për borxh t’u tregojnë se sa para kushtoi liria e Sasho Mijallkovit dhe e Nikolla Gruevskit.

E kuptoj se duke qenë 100% të përkushtuar në biznesin e kazinove, fatin e shqiptarëve e kanë trajtuar vetëm si përqindje në tavolinën e kumarit dhe asgjë më shumë. Prandaj edhe jeni bërë gaz i botës e turpi i shqiptarëve. Sot u kapët në rrenë dhe në vend se të ulni kokën, vazhdoni të bëni zhurmë. Po çka është turpi për rezilin?!

Ndërkohë, largimi i aktivistëve dhe votuesve të ndershëm nga partia e listës së zezë BDI dhe aderimi në Lëvizjen Demokratike po vazhdon me tempo të fuqishme dhe të fortë.

Veç rrini rahat” ka shkruar Mexhiti

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo