Enis Bardhi është zyrtarizuar nga skuadra turke, Bodrumspor. Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, ka firmosur kontratë për gjashtë muajt e ardhshëm me ekipin e Bodrumsporit, me çka në verë do të jetë sërish futbollist i lirë, ku do të kërkojë një ambient të ri. Bardhi te Bodrumspori transferohet pas largimit nga Trabzonspori ku ishte viteve të fundit, por për shkak të minutave të pakta për lojë, shkupjani vendosi të gjej një skuadër të re, 6 muaj para përfundimit të kontratës. Skuadra e re e Bardhit synon mbijetesën në Superligën e Turqisë dhe aktualisht është në pozitën e 16-të me 16 pikë të tubuara. Kujtojmë se Bardhi kishte oferta edhe nga disa klube tjera të Turqisë, por kërkohej edhe nga tre skuadra nga La Liga e Spanjës.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- M-NAV: Nuk ka vështirësi ose probleme në trafikun ajror
- “Lidhja Shqiptare” mban Kongresin V në Tetovë: Partia e re e Ziadin Selës nis fazën e re politike
- “Masa kundër dhunës në shkolla”, Sulejmani: Prindërit e fëmijëve të dhunshëm do të dënohen me gjobë prej 250 euro
- 15 vjet burg për Beranin me origjinë nga Maqedonia, dy vite më parë planifikonte sulm në koncertet e Taylor Swift në Vjenë
- Ministria e Drejtësisë: Gruevski ende është shtetas i Maqedonisë, procedura për ekstradimin e tij vazhdon
- Miloshoski: Maqedonia nuk duhet të hyjë sërish në proces të ndryshimeve kushtetuese pa garanci të qarta dhe të forta për ruajtjen e identitetit kombëtar
- Petrova i bën thirrje Maqedonisë së Veriut të mos hyjë në konflikt me Bullgarinë, por të përmbushë obligimet e saj në rrugën drejt BE
- Lista e re e Forbes, Samir Mane thyen rekordin duke arritur në 1.9 miliardë $ pasuri
- Sllovenia kthen mbrapsht “mjekët” me diploma të Shtipit për shkak të paaftësisë ekstreme (VIDEO)
- “Tito vdiqi si mysliman!” – Dëshmi tronditëse nga viti 2003: Brozi ma zgjati dorën, ndërsa unë djersitesha sepse nuk mund ta përballoja atë!