Taravari për udhëtimin në SHBA: Mjetet janë siguruar nga vetë unë dhe miqtë në Amerikë

Njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari thotë se ndjehet krenar që mori pjesë në disa nga manifestimet me rastin e inaugurimit të presidentit amerikan Donald Trump.

Taravari në një deklaratë për “TV21” thotë se biletën e avionit dhe qëndrimin në hotel e ka paguar vetë, ndërsa tiketën siç thotë ai, ia kanë paguar miqtë në SHBA.

“Pavarësisht kritikave, unë them se tiketën apo biletën ma kanë siguruar miq, të cilët i kemi në SHBA.

Nuk kam paguar asnjë denar. Harxhimet për biletën e avionit dhe hotelin atje e kam paguar privatisht unë. Ndjehem shumë krenar që mora pjesë në disa manifestime gjatë procedurës së inaugurimit të një presidenti amerikan, vërtet është kënaqësi e veçantë që të mundesh të marrish pjesë.

Më vjen keq nëse dikush nuk mund të shkonte, por unë nuk desha ta lëshojë këtë shansë, edhe sugjerimet e miqve që i konsideroj shumë të sinqertë ishte që mirë është të jem atje dhe isha atje”, tha Taravari.