Magjia e Rashicës: Dy gola dhe asist, Besiktas triumfon ndaj Bilbaos

Milot Rashica ishte spektakolar sonte.

Ylli kosovar ishte njeriu i ndeshjes në fitoren 4:1 të Besiktasit ndaj Athletic Bilboas në Ligën e Evropës.

Milot Rashica kaloi vendasit në epërsi në minutën e 17-të të ndeshjes me një super gol, pas asistit nga Rafa Silva.

Rezultati u barazu në minutën e fundit të pjesës së parë nga Gomez.

Por, Milot Rashica e kishte vendosur të “shpërthejë” sonte.

Anësori kosovar riktheu epërsinë e Besiktasit në minutën e 60-të, pas një tjetër asisti nga Rafa Silva.

E Rashica ia ktheu nderin Rafa Silvas, duke e asistuar nga golin e tretë të shënuar në minutën e 77-të.

Dy minuta më vonë, Rashica doli nga loja, pasi tashmë e kishte përfunduar me notën 10-she punën e tij sonte.

Në minutën e parë shtesë, Joao Mario shënoi nga penalltia për 4:1.

Me këtë fitore, Besiktas shkon në kuotën e nëntë pikëve në vendin e 18-të.

Në anën tjetër, për Athletic Bilbaon ishte kjo humbja e parë këtë edicion në Ligën e Evropës dhe momentalisht mbetet i dyti me 16 pikë të grumbulluara.