Ndeshjet e fundit për raundin e shtatë, në Champions spikat PSG-City

Mbrëmjen e kësaj të Mërkure, do të luhen nëntë ndeshjet e fundit, për raundin e shtatë në Champions League.

Padyshim, vëmendja më e madhe do të jetë te përballja mes PSG-së dhe Manchester City-t. Dy ekipet janë përballur me vështirësi të mëdha këtë edicion dhe synojnë me çdo kusht triumfin.

Fitorja është detyrim për të dyja, pasi me një rezultat tjetër, do të rrezikonin eliminimin.

Sfidë delikate për Milanin, që pret në shtëpi spanjollët e Girona-s. Kuqezinjtë duan të futen në tetëshen e parë dhe për tu arritur kjo, duhet me çdo kusht trepikëshi sot.

Interi luan ndaj Sparta Pragë në Çeki, në një përballje ku përplasen edhe dy mesfushorët e Kombëtares, Qazim Laçi me Kristjan Asllanin.

Real Madrid pret në shtëpi Salzburg, ndërsa Bayern Munich sfidon Feyenoord në Holandë.