Ejup Berisha
Në përpjekjet për ti prezentuar dhe për ti sçaruar modelet e shumta të Demokracisë të cilat zbatohen në shtete dhe në shoqëri të ndryshme anembanë botës, unë në këtë shkrim do të
përqëndrohem në modelin e Demokracisë grushtuese. Ky nuk është model
teorik shkencor por është model empirik i cili po zbatohet në vazhdimsi në
praktikë një kohë të gjatë këtu te ne. Siç thashë më lartë ky model tanimë tepër i njohur “Demokracie” praktikohet më së tepërmi në vendbanimet tona. Dhe do të themë se përmes tij të gjitha kontestet, mosmarrveshjet dhe aksidentet e rastësishme apo ato të cilat ndodhin padashje mes individëve zgjidhen jo me bisedime e me dialog por me dhunë dhe ate në të shumtën e rasteve me përdorim grushtash. Dhe jo vetëm me to por nëse këto nuk ndihmojnë në tejkalimin e mosmarrveshjeve atëher demokratët-grushtaxhinj kalojnë në përdorim të mjeteve tjera më të rrezikshme të dhunës si shufrave metalike, thikave e në raste me specifike edhe të pistoletave. Po po edhe kjo ka ndodhur dhe ndodh shumë shpesh. Vetëm rastësisht gjinduni në ndonjë ndodhi apo dhe në ndonjë situatë të pakëndëshme me ndonjë çun të ri nëpër rrugët e fshatrave dhe qyteteve tona dhe do të bindeni në gatishmërinë e grusht-demokratë
ve për tu marrëvesh me ju siç thashë jo në mënyrë paqësore por me luftë.Sigurisht ju intereson se si rezultat i çkait ndodh ky realitet apo dhe kjo gjendje te ne dhe cilët janë fajtorët kryesor për të. Pra për këtë gjë nuk jane fajtore pjestarët e gjeneratave të të rinjëve dhe të rejave por faj kanë në radhë të parë Familjet pastaj shkollat si dhe institucionet e tjera shtetërore dhe publike të cilat edhe pse duhet ato aspak nuk merren me udhëzimin dhe me orientimin e të rinjeve me qëllim që të njejtët ta gjejnë dhe të ecin në rrugën e duhur dhe të drejtë dhe kështu të këta dalngadal të formohen, të ngriteten dhe të zhvillohen si personalitete të shëndosha e përparimtare në shoqëri dhe në shtet. Në të shumtën e rasteve rinia këtu te ne edukohet dhe arsimohet në rrugë dhe ky ambient në të gjitha mënyrat dhe variantet formon njerëz delikuent, agresiv, hajdut, dhunues apo dhe në raste më ekstreme edhe vrasës. Dhe botërisht dihet se rruga nuk formon njerëz me virtyte dhe cilësi morale e njerëzore por ajo formon njerëz me karakteristikat dhe me predispozitat që u përmenden më lartë. Prandaj të gjithë njerëzit duhet të tmerrohen për këtë realitet dhe të njejtët duhet të marrin masa për ndryshimin e kësaj gjendjeje tejet të pavolitshme dhe shumë të rrezikshme që mbreton në mesin tonë. Nuk ka nevojë për te toleruar situata dhe sjellje të tilla të dhunshme të tmerrshme dhe jonjerëzore të të rinjëve. Gjeneratave të reja duhet sçaruar me argumente me dëshmi dhe me fakte se jeta e
përditshme e njerëzve nuk duhet të zhvillohet me parime dhe rregulla mafiozo-vrasatare. Të paktën jo me ato që janë mësuar që të njëjtët ti shohin nëpër filma siç është edhe ai filmi i famshëm turk Kurtllar Vadisi. Lexues të nderuar ma merr mendja se e dini se për cilin film e kamë fjalën. Siç dihet Demokracia përher mundohet që në shoqëri dhe në shtet ta eliminon dhunën dhe sjelljet e pahijshme e të papranueshme të individëve qofshin ata të rinjë apo dhe të moshuar. Por dhe e njëjta në të shumtën rasteve i stimulon urtesinë, tolerancën dhe dialogun me qëllim të tejkalimit apo dhe të zgjidhjes së mosmarrveshjeve dhe zënkave në mënyrë dhe me mjete paqësore e jo me dhunë. E rinine tonë fatkeqsishtë një kohë të gjatë na e morrën në qafë disa Televizone private të cilat atyre ua prezentonin dhe po vazhdojnë tua prezentojnë filmat më të këqij të mundshëm në të cilët askund nuk mund të shikohen skena me porosi se si njerëzit të duhen, të respektohen dhe të ndihmohen mes vete apo dhe ato se si njerëzit ta duan jetën e tyre dhe të kujdesen për jetët e njerëzve të tjerë, por në të shumtën e rasteve në to dominojnë pamje dhe skena se si të urrehen, si të lëndohen apo dhe se si njerëzit të vriten me njëri tjetrin.