Atë që nuk arritën ta bëjnë çetnikët e DrazhaMihajloviqit ndaj popullatës së Sanxhakut, e bëri pushteti “popullor” serbo-komunist. Në muajt e parë nga marrja e pushtetit, u ekzekutuan rreth 2000 persona shumica e tyre shqiptarë në krye me udhëheqësin politik e ushtarak të Sanxhakut Aqif Blytën. Aqif Blyta (1887- 1945) bashk me Ahmet Dacin e pushkatoi OZNA me 21 janar 1945.
Aqif Blyta është njëri ndër politikanët dhe patriotët shqiptarë të Sanxhakut të Pazarit të Ri i periudhës ndërmjet dy luftërave Botërore dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Aqif Blyta ishte veprimtar i shquar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe deputet në Kuvendin Kombëtar në Tiranë (1943-1944). Aqi fBlyta është më i merituari në mbrojtjen e N. Pazarit nga sulmet dhe shfarosjet çetnike.
Aqif Blyta është lindur në N. Pazar në vitin 1887. Në këtë qytet babi i tij Emin Blyta kishte ardhur nga Gjakova. Aqif Blyta ka kryer akademinë ushtarake në Manastir, në të njëjtën akademi ku kishte studiuar edhe kryetari turk MustafaKemalAtatürk. Me kryerjen e akademisë kishte arritur gradën e kapitenit. Në shtetin e ri të Mbretërisë Jugosllave, Aqif Blyta ishte një ndër të parët në formimin e Partisë Xhemijeti të myslimanëve shqiptarë.
Xhemijeti bashkonte myslimanët dhe shqiptarët. Në verën e vitit 1919, në Shkup, mori pjesë në Kongresin themelues të organizatës ”Xhemiet” (Bashkimi). U shqua si aktivist i kësaj organizate dhe u zgjodh sekretar. Më 1920 u zgjodh kryetar i bashkisë së Pazarit të Ri. Pasi që nuk pranuan të jenë nën diktatin e mbretit Aleksandër dhe të NikollaPashiqit, Xhemijetit në vitin 1924 i ndalohet veprimtaria. Që nga ky vit e deri në vitin 1990 shqiptarët dhe popujt tjerë joserb nuk kanë pasur parti të tyre politike.
Në zgjedhjet parlamentare të viteve 1920, 1925, 1927, 1933, 1935 dhe 1938, ndonëse ishte përfaqësues më në zë i popullsisë së trevës së Sanxhakut, për shkak të manipulimeve dhe grabitjes së votave nga autoritetet serbe, nuk u zgjodh deputet i parlamentit të Mbretërisë Serbo Kroate Sllovene, përkatësisht të Mbretërisë së Jugosllavisë (1929-1941). E arriti atë vetëm në zgjedhjet e vitit 1923. Në parlamentin jugosllav u shqua si përkrahës e bashkëpunëtor i afërt i Ferhat Dragës; kundërshtar i vendosur i politikës së ndjekur nga qarqet serbe, për shpronësimin dhe shpërnguljen me dhunë të popullit shqiptar.
Populli i Sanxhakut i është mirënjohës posaçërisht për shkak të angazhimit të tij në pengimin e shpërnguljes së popullsisë nga Sanxhaku për Turqi. AqifBlyta duke qenë personaliteti më i rëndësishëm i organizim ushtarak dhe politik ishte në shënjestër të tri atentateve të organizuar. Për dy atentatet e parë ishin përgjegjës nacionalistët serbomëdhenj nga Beogradi, ndërsa për atentatin e tretë kanë qenë komunistët vendas të Sanxhakut të cilët për ekzekutues kishin caktuar Hasë Rozhajën. Por, komunistët qenë më vonë tërheqë nga ky vendim. Kah fundi i vitit 1941 Blyta organizon mbrojtjen e N. Pazarit nga çetnikët të cilët depërtonin nga Rashka. Qëllimi i çetnikëve ishte marrja e N. Pazarit dhe mandej e tërë Sanxhakut me qëllim të shfarosjes së popullsisë shqiptare dheBoshnjake. Ngjarjet që u zhvilluan tutje treguan se AqifBlyta me ushtrinë e tij të formuar dhe me ndihmën e njësive nga Peshteri dhe me ndihmën që i arriti nga vëllezërit kosovar nën udhëheqjen e ShabanPolluzhës arritën të mbrojnë këto territore nga çetnikët.
Pas depërtimit të forcave partizane jugosllave në ato treva, iu dorëzua organeve të pushtetit partizan në Gjakovë, të cilët e dërguan në Pazarin e Ri. Mbas torturave mizore, bashkë me bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë, AhmetDacën, u pushkatuan në Haxhet (lagje e sotme e Pazarit të Ri) me 21 janar 1945 nga OZNA. AqifBlyta ishte i martuar me Mahijen nga Gjakova me të cilën nuk lanë pasardhës. Megjithatë ata birësuan dy fëmijë, një djalë me emrin Qamilqë e solli nga Gjakovadhe një vajzë të quajtur Mejreme nga Pazari i Ri..
Për ta nderuar personalitetin e AqifBlytës në shëtitoren e këmbësorëve në qendër të qytetit të Pazarit të Ri (Novi Pazar) është vendosur pllaka përkujtimore. Pllaka përkujtimore është vendosur me vendimin e Këshillit Kombëtar. Pllaka përkujtimore, e vendosur përafërsisht në vendodhjen e shtëpisë së tij
Në Kosovë tre qytet Gjakova, Prishtina dhe Gjilani tashmë kanë nga një rrugë që mbajn emrin e Aqif Blyta..
Ndërsa për kontributin e tyre në mbrojtjen e popullatës autoktone në Sanxhak dhe më gjerëm më 30 qershor 2022, Presidenti Ilir Meta dekoroi pas vdekjes Aqi Blytën dhe ish-kryetarin e Novi Pazarit, Ahmed Daci, me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- “Është mall babe apo e ke fituar vetë”, Shaqiri: Nuk shoh figurë në BDI që mund ta zëvendësojë Ali Ahmetin
- Burri rrahu gruan e tij dhe e largoi nga shtëpia bashkë me fëmijët, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
- BDI: Qeveria jolegjitime ka shkelur Kushtetutën, MO dhe ligjin për gjuhët!
- Kontingjenti i FSK-së, pjesë e ushtrimit “Winter EX 2025” në Turqi
- Taravari jep lajmin e madh: Instalohet sistemi i ri i ajrit të komprimuar në “Nënë Tereza”
- BDI: Poshtërimi sistematik dhe hap pas hapi i statusit të gjuhës shqipe! Vlen do të mbajnë përgjegjësi historike për këtë tradhti
- Pacolli: Rikthimi i Trumpit nuk do të jetë aspak i këndshëm për shumë politikanë ballkanas
- Stoilkoviq nuk e mbajti fjalën, termi “Kosova dhe Metohija” vazhdon të qëndrojë në faqen e ministrisë
- Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
- Është instaluar sistemi i ri i ajrit të kompresuar në kompleksin e klinikave