Trendafilov: Shqetëson që shporta sindikale është rritur për 123 denarë minimale, ndërsa pritjet ishin se do të ulej për 2.300 denarë
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, sonte theksoi se shporta minimale sindikale për momentin është i vetmi parametër relevant, në bazë të të cilit mund të monitorohen çmimet e 63 produkteve bazike ushqimore që janë pjesë e të njëjtit. Sipas Trendafilovit, shqetësimi është se shporta është rritur për minimum 123 denarë, ndërsa pritshmëritë kanë qenë që të zvogëlohet për së paku 2.300 apo 2.400 denarë. Nga fillimi i vitit, për 10.43 për qind është rritur një pjesë e shportës së ushqimeve dhe pijeve.
“Shporta minimale e sindikatës është ndoshta aktualisht i vetmi parametër relevant, në bazë të të cilit mund të monitorojmë çmimet e 63 produkteve bazë ushqimore që janë pjesë e të njejtës, duke qenë se shportën e kemi përditësuar një vit më parë. Ajo që është shqetësuese është se të dhënat tregojnë se është rritur për më shumë se gjashtë mijë denarë, ose 6.089 denarë për një vit. Na shqetëson një tjetër informacion, që është se pavarësisht fushatës së Vitit të Ri, në vend që të kishte ulje të çmimeve të atyre 63 produkteve ushqimore bazë që ishin pjesë e më shumë se një mijë produkteve që duhet të ishin ulur me të paktën dhjetë për qind, u rritën për minimum 123 denarë, por pritshmëritë ishin se do të zvogëloheshin për së paku 2.300 apo 2.400 denarë”, tha Trendafilov në Top Tema në TV Tellma.
Ai shtoi se është shqetësues edhe fakti se pjesa e shportës për shpenzimet e ushqimeve dhe pijeve është rritur për 10.43 për qind që nga fillimi i vitit.
“Mund ta imagjinoni sa të zhgënjyer janë qytetarët dhe punëtorët kur me një masë kaq pompoze të paralajmëruar nga tregtarët dhe afaristët, i zhgënjeni qytetarët, ata me të ardhurat më të ulëta që shkojnë market në market dhe kërkojnë çmimet më të ulëta, i vërtetojnë si të tilla dhe më pas blejnë”, shtoi Trendafilov.
Sipas Trendafilovit, masat nuk kanë asnjë efekt për ata me rrogë prej mbi një qind mijë denarë, por për 70 për qind të popullatës që marrin pagë nën mesataren kanë efekt të madh.
Xhemail Dauti nga Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, në Tv Tellma, theksoi se me shportën e Vitit të Ri ka pasur një qasje “xhentëlmenësh” me negociata, analiza dhe kush mund të bëjë çfarë.
“Në praktikë, kur ka akuzë, ka emër dhe mbiemër. Kjo dhe kjo kompani janë dakorduar të ulin çmimet, por nuk e bëri këtë. Nuk mund të fajësosh një grup të tërë. Si qasje ka qenë mirë dhe besoj se do ta vazhdojnë. Ne kemi një problem ku institucionet nuk funksionojnë dhe i kemi të njëjtat produkte me tarifa të larta”, tha Dauti.
Trajan Angelloski nga Lidhja e Odave Ekonomike, i cili gjithashtu ishte mysafir në Top Tema në Tv Tellma, në lidhje me shportën sindikale tha se ishte një gjest i vullnetit të mirë nga ana e një numri të caktuar tregtarësh, por jo të gjithë ishin të obliguar të marrin pjesë.