Sela i ashpër ndaj Albin Kurtit: Duhet t’ia rikujtojmë se si vendosën gjykatat në Maqedoni për rastin e Kumanovës dhe si po e lënë në burg Agim Islamin
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se Albin Kurti nuk dueht të ketë dilema se gjykatësit në Maqedoni janë të të njëjtit mentalitet që dhanë dënime për të dënuarit e rastit të Kumanovës dhe shtoi se, është e njëjta mendësi që Agim Islamin e lë në burg, që siç thotë, edhe pse janë të gjitha dëshmitë se ai duhet të jetë i lirë.
“Z.Kurti nuk duhet të ketë asnjë dilemë se gjykatat në Maqedoni janë pjesë e po atij mentaliteti që për rastin e Kumanovës, që aty janë kryesisht shtetas të Kosovës të dënuar, dhanë dënime drakonike që nuk janë dhënë as në procesin e Nurembergut, kur u dënuan nazistët pas Luftës së Dytë Botërore. Është po e njëjta mendësi, ndoshta ka harruar por duhet t’ia rikujtojmë. Është po e njëjta mendësi që Agim Islamin po e lënë në burg edhe pse janë të gjitha dëshmitë se ai duhet të jetë i lirë”, tha Sela.