Skënder MULLIQI
Të gjithë kemi besuar në një jetë më të mirë, më të begatshme, kemi besuar se kemi jetuar shumë kohë në robëri nga serbosllavët.Hesapet pas përfundimit të luftës nuk na dolën të mira.Na dolën të pa pritura të mëdha, na dolën pengesa pa imagjinare.Ne vend të ndërtimit të një shoqërie të shëndosh, krijuam shoqëri jo të dëshiruar.Nuk është shoqëri e dëshirueshme, prandaj edhe ka filluar të shikohet me neveri dhe madje më përbuzje.Një grup borgjezesh të vëgjël hyri në qdo pore të kësaj shoqërie , e cila nga jashtë e ka shkëlqimin e mollës , kurse në mbrendi ka filluar të kalbët.Krijuam pasuri të rreme të një grupi njerëzish , të cilët morën gjithqka nga Kosova e vogël, në vend që të japin gjithqka për të ndërtuar shtetin e ri e të pavaruar, dhe për të ndërtuar një shoqëri të proseruar dhe demokratike.Na u shfaqën fenomene negative nga krimi I organizuar, korrupcioni ,nepotizmi,kontrabandimet e ndryshme , të cilat krijuan fotografi të keqe si mbrenda ashtu edhe jashtë Kosovës.Më këto faqe të zeza u mësuam për shumë vite , dhe në thelb ne as nuk e shohim se qfarë po ndodhë , sepse është bërë normale dhe madje e dëshiruehsme gjendja e abnormalitetit.Rina ka mbetur në margjina, e shkatërruar , e sëmuar më shumë psikologjikisht dhe e frustruar.Siq thuhet për pak send kemi reagime të fuqishme të njerëzve të deprimuar nga gjendja e rëndë sociale dhe ekonomike , të nivelit depresiv.Kemi shpërthime të inateve që rezultojnë keq mbrenda familjës , rrethit dhe më gjerë në shoqëri.E keqja më e madhe më duket mua e gjithë kësaj është së rinia po’edukohet” në frymen e bosëve të ndryshem të krimit, dhe të pasurimit pa lodhje .Një pjesë e tyre dashur ose edhe pa dashur kan hyrë në botën e krimit.Duhet kohë për punë dhe përvetësim të ndershem, që nuk po ka kohë.Bërthama e shoqërisë është familja , e cila po shkatërrohet në mbrendinë e saj.U thye nga tekonologjia moderne , rrjetet sociale , pasiguria materjale , krijimi i imazhit se më lindjën e fëmijeve dhe martesën jeta përfundon, duke filluar një jetë skllavërie.Po lanqohet shundi në vend të vlerave , të cilat gjithnjë e më shumë po humbin, e që është tragjike për një komb dhe shtet.Ka humbur respekti dhe dashuria e ndërsjellë , tipare këto më të mira të shqiptarëve.Ka humbur respekti për prindërit e lere për mësues apo plak. Rinia nga pa perspektiva e krijuar po largohen nga Kosova, për vendet e zhvilluara të Evropës.Skena politike, intelektuale dhe kulturore as që ia vlen të komentohet. Në një vend ku politika bëhet duke xhiruar zënka,populizëm, mashtrim, dredhi, lajka me çdo kusht, nuk mund të pritet asgjë e mire.Kjo ndodhi për një kohë të gjatë , e zor të qmontohet një logjikë e tillë pa kaluar kohë .Politikanët tanë në shumë poste drejtuese ishin jo të shkolluar sa duhet .Ne gishtat e dorës mund të numërohen individët e skënës politike , për të cilët mund të thuhet se” janë njerëz të aftë, të arsimuar politikisht , shëmbull për qytetarë”.Sikur po na ndodhë që sa më i pa aftë të jetë njeriu aq më popullor edhe po bëhët.E pabesueshme! Skena akademike dhe intelektuale edhe më fajin e tyre – është në margjina -meriton! Heshtja mbytëse, kjo është e pabesueshme nga elita jonë.Çdo sistem duke filluar nga arsimi dhe kultura ka degraduar, shëndetësia po ashtu, drejtësia po ashtu si hallka kryesore e funksionimit të shtetit.Degradimi i shoqërisë po arrin dalëngadalë kulmin e tij dhe një lloj rivendosjeje do të duhet të ndodhë në një moment . Nese nuk bëhën riparime në të gjitha sistemet që po funksionojnë më defekte , pasojat ndoshta mund të jenë ma shumë se të imagjinueshme…!