Spasovski: I vetmi përgjegjës në Kuvend është Afrim Gashi

Pasi Kuvendi e konfirmoi dorëheqjen e deputetes Ilire Dauti nga funksioni i kryetares së Komisionit Parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, vazhdoi seanca e 30-të plenare. Rendi i ditës ende nuk është votuar, ndërsa është dhënë pushim një orë me kërkesë të koordinatorit të LSDM-së Oliver Spasovski.

Spasovski në një vërejtje procedurale ka reaguar se pse disa zgjidhje ligjore edhe pse kanë arritur në Kuvend, madje edhe para 15 ditë presin të vendosen në procedurë parlamentare, ndërsa të tjerat që vijnë vonë në mbrëmje menjëherë vendosen në procedurë parlamentare.

“Mendoj se më në fund pas gjashtë muajsh duhet të kuptoni që jeni zgjedhur kryetar i Kuvendit. Nuk është koha vetëm për apele. Ne dje i morëm zgjidhjet ligjore në orën 17:06. Thashë një herë dhe do ta përsëris – i vetmi përgjegjës është Afrim Gashi është dhe askush tjetër në këtë Kuvend. Nuk mund për disa tekste ligjore të thoni se ke të drejtë të interpretoni Rregulloren. Kur ju pyeta për tekstet ligjore që janë dorëzuar në Kuvend dhe i keni ruajtur për 12, 13 apo 15 ditë pa i dorëzuar në Kuvend, edhe pse në Rregullore thuhet në afat prej tre ditëve jeni të detyruar t’ua dorëzoni deputetëve, keni kërkuar miliona justifikime për ta bërë këtë. Sot kur vazhdoni në mënyrë kaq të vrazhdë të shkelni Rregulloren, nuk po jepni asnjë miratim”, tha Spasovski.