Ekonomia e R.M.V. është nën ndikimin e inflacionit,inflacioni si dukuri më komplekse,vepron mbi ekonominë e shumë vendeve.
Mirëpo shumë vende e kalkulojnë inflacionin në punën ekonomike të subjekteve,dhe e mbajnë nën kontrol,me ritjen e brutoproduktit vendor dhe me racionalizimin e të dalave,si dhe me parashikimin e shkallës së inflacionit,e cila ndikon në zhvillimin ekonomik të vendit,dhe me hapjen e vendeve të reja të punës
Mirpo ka raste kur inflacioni të jetë i dobishëm kur nuk e kalon normën një shifrore,në këtë rast ekonomija ka gjasa ta ritë indeksin e zhvillimit.
Në vendet ku inflacioni është njëshifrorë, inflacioni, në ato vende,nuk ka ritje të theksuara të çmimeve,edhe valuta e vendit ndaj euros nuk ka ritje.
Shiquar ekonominë e R.M.V. Hetohen, dobësitë e politikës makroekonomike,e cila nuk ka program adekuat për ta vënë në kontrol ritjen e inflacionit,sepse inflacioni ka ritje enorme dhe është parametër i rezikshëm pë ekonominë nacionale.
Banka popullore bën përpjekje që ta mbajë kursin devizor stabil,me masa antiekonomike,me kreditë e jashtme,kjo masë është fatale për ekonominë,e cila e ulë standardin jetësor,të qytetarëve,dhe nuk ka ngritje të indeksit zhvillimor,po ashtu mundet t’a çregullojë vazhdimësinë e zhvillimit ekonomik.
Politika makroekonomike e R.M.V.-së,bazohet në mbajtjen stabile të kursit devizor kundrejt Euros,nuk bën hapjen e re të agregatëve monetar,që të prodhoje mjete të reja monetare,qoftë nga eksporti i mallrave,apo hapjen e fabrikave të reja,për hapjen e vendeve të punës.Periodikisht i humbën tregjet,në vendet fqi.
Banka popullore,nuk u përfillet nevojave minimale të tregut liberal,ajo defakto e ndalon progresin ekonomik,një nga kushtet themelore është që t’a çliroje Dinarin nga kursi këmbimor apstrakt,iracional i mbivlerësuar në raport këmbimor me Euron,sa më shpejt të zbatohet kursi fluid,rëshqitës në raport me Euron. Vet oferta dhe kërkesa për mjete devizore do t’a stabilizojë kursin valuator,indirekt mundet që t’a ndërpresë inflacionin.Ky kurs aktual i cili akoma është në fuqi,më shumë i ngjan sistemit socialist, sepse vendimet janë të formës direitive.prandaj vin ndesh me sistemet ekonomike të ekonomisë liberale Ky kurs valuator është vjetruar dhe e pengon fuqinë reale të Dinarit,kundrejt valutave tjera,sepse edhe rezervat devizore nuk janë të mjaftueshme,për kompatibilitet.Po ashtu edhe borxhi publik është ritur mbi kurbën e indeksit të zhvillimit ekonomik.
Mendoj se ndryshimi i politikës ndaj kursit valuator,mundet të bëhet një faktor pë kontrolin ndaj inflacionit.Sepse mundet të ritet qarkullimi i devizave në treg, dhe qarkullimi tregtar vendor.Po ashtu ka gjasa që të zhvillohet eksporti i mallrave vendore në tregjet e jashtme, si rezultat do të ketë rjedhje të devizave në Bankën Popullore.
Në kohën e fundit,evidente është ritja e indeksit të çmimeve të mallrave të konsumit të gjërë, të mallrave bazike të jetës,dhe shërbimeve. Indeksi i harxhimeve për jetë, pë një familje është i lartë dhe nuk mundet qytetari ti mbuloje me të ardhurat e pagës minimale, kjo gjendje e rëndë ekonomike e ulën në skajshmëri standardin jetësor të qytetarëve.
Vendbanimet rallohen popullata aktive migron dhe paraqiten humnera e fuqisë puntore,prishet balanci puntor-maqinë.Jeta shtrejtohet,dhe inflacioni në ritje, manifestohet ngecje e zhvillimit ekonomik, këto dukuri ekonomike e çojnë ekonominë e vendit në Stagflacion.
Stagflacioni është dukuri e re,ai paraqitet te ekonomitë e vedeve kur inflacioni del nga kontroli,me normë të lartë të përqindjes,dhe i shoqruar me stagnimin,apo me uljen e përqindjes së zhvillimit ekonomik,dhe me ramjen e standardit jetësor të qytetarëve.Stagflacioni është i rezikshëm pë ekonominë e vendit,e zhvillon spiralen e krizave dhe pakënaqësitë tjera sociale të qytetarëve,inicohen greva dhe destabilizim social.
Nexhat Bexheti
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Agim Islami kaloi një sfidë shëndetësore, falenderon të gjithë që u interesuan: Ju më jepni forcë ta përballoj çdo pengesë!
- Enver Pajaziti: Le të fitojë shqiptari më i miri për Bërvenicën. Unë jam me kandidatin shqiptar në raundin e dytë
- Greqi, shkatërrohet skema e mashtrimit me kriptomonedha, 17 të arrestuar
- Prindërit në Butel denoncojnë: Mësuesja Kozareska fyen shqiptarët, të largohet
- Veterani i UÇK-së, Nuhi Tahiri kërkon falje për incidentin në protestë: E humba kontrollin
- Skandali me videot intime të artisteve, gazetari Elton Tozaj deklaratë me shkrim për policinë: S’i kam publikuar unë, mi sollën në WhatsApp, vetëm raportova
- Marta Kos për Corriere della Sera: Maqedonia e Veriut ende në fazat e hershme të procesit të anëtarësimit në BE
- Investim i ri në Kodrën e Diellit, vendosen porta të reja për skanimin e biletave
- Ekskluzive | Aksion i Hetimeve Rajonale në Prizren për shpërthimin pranë shtëpisë së avokatit Betim Kadolli – disa të arrestuar
- Lotaria Shtetërore/ Dëshmitari kryesor i Prokurorisë doli në krah të Artan Grubit dhe Bajramit