Interi i bën nder Napolit, barazon me Bolognan
Interi nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 me Bolognan në kuadër të javës së 19-të në Serie A.
Në një ndeshje ku të dyja ekipet e patën epërsinë në duart e tyre, mysafirët shënuan të parët në minutën e 15-të nëpërmjet Castros.
Por, gëzimi i Bolognas nuk zgjati shumë, pasi që Dumfries barazoi shifrat vetëm katër minuta më vonë.
Lautaro Martinez përmbysi rezultatin dhe kaloi zikaltrit në epërsi në minutën e parë shtesë në pjesën e parë.
Por, Bologna gjeti forcë dhe barazoi ndeshjen në minutën e 64-të nëpërmjet Holm.
Me këtë barazim, Interi ka 44 pikë në vendin e dytë, tri më pak se Napoli që prin, por që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Bologna renditet e teta me 30 pikë të grumbulluara.