BDI-ja ka humbur busullën dhe, e hutuar, nuk di çfarë po bën, kë po sulmon dhe kë po mbron. Mijallkovi u bë më i dashur për ta se sa komuniteti ndërkombëtar. VLEN me shqetësim po ndjek deklaratat e fundit të deputetit Zejd Rexhepi nga Fronti Evropian (FE), koalicion me BDI-në, të cilat përsëri synojnë të dëmtojnë besimin e shqiptarëve ndaj partnerëve tanë strategjikë perëndimorë. Me qëndrime të tilla, udhëheqësia e BDI-së dhe Fronti Evropian tregojnë se nuk dinë çfarë po bëjnë, se janë në konfuzion të plotë dhe se po i vendosin interesat e tyre personale dhe partiake përpara interesave strategjike të shqiptarëve dhe shtetit. VLEN i bën thirrje opinionit publik dhe anëtarësisë së BDI-së të reflektojnë nëse liderët e tyre, të cilët dukshëm vazhdojnë t’i konfrontojnë shqiptarët me partnerët tanë perëndimorë, meritojnë ende të udhëheqin partinë dhe të marrin pjesë në krijimin e së ardhmes së qytetarëve. Është koha për një distancim të qartë nga politikat e korruptuara dhe retorika antiperëndimore. Shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë liderë të sinqertë, politika të përgjegjshme dhe partneritet të fuqishëm me BE-në, NATO-n dhe gjithë komunitetin ndërkombëtar. BDI dhe FE po i largojnë shqiptarët nga aleatët perëndimorë. Qasjet që shprehin dyshime ndaj komunitetit ndërkombëtar tregojnë se BDI dhe Fronti Evropian qëllimisht po përpiqen t’i largojnë shqiptarët nga Perëndimi. Një retorikë e tillë është tepër e dëmshme dhe shkon kundër përpjekjeve disavjeçare të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, përfshirë shumicën e shqiptarëve, për anëtarësim dhe partneritet të ngushtë me BE-në dhe NATO-n. Akuzimi i komunitetit ndërkombëtar për skandalet e tyre kriminale është i pabazë. Është e pakuptueshme se si BDI dhe FE vazhdojnë të drejtojnë gishtin ndaj ambasadorëve dhe institucioneve të huaja, në vend që të përballen me dyshimet dhe faktet për skandalet e tyre korruptive. Kjo përpjekje për t’ia hedhur fajin të tjerëve është vetëm një dëshmi tjetër se udhëheqësia e BDI-së është në një hutim të thellë dhe se nuk ka kapacitet për të zgjidhur problemet e vërteta. Përgjegjësia personale e Artan Grubit po tentohet të relativizohet. Përpjekjet për ta paraqitur Artan Grubin si të pafajshëm për veprimet e tij, ndërsa fajësohen ambasadorët, janë kulmi i manipulimit. Kjo është një shembull klasik i shmangies së përgjegjësisë, duke nënvlerësuar publikun dhe anëtarësinë e BDI-së. Pretendimi se “Artani u dënua sepse i dëgjoi të tjerët” është kulmi i arrogancës së BDI-së dhe FE-së. Kjo tezë e BDI-së dhe FE-së, sipas së cilës përgjegjësia i takon të tjerëve (ambasadorëve, përfaqësuesve ndërkombëtarë, etj.) dhe jo vetë funksionarëve, është një përpjekje tjetër e dëshpëruar për justifikim.
BDI dhe FE vazhdojnë të japin deklarata të pakuptimta dhe kontradiktore për të mashtruar anëtarët e tyre dhe të gjithë opinionin publik.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Rama braktisi studion pasi u pyet për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Jared Kushner, gazetari amerikan publikon emisionin e plotë
- A e ndihmoi VLEN Arkin Jahijin? Ja si përgjigjet Bujar Osmani
- U mbajt protesta e gjashtë kundër femicidit në Prishtinë
- Skandal në Qendrën për të Huaj: Policja dyshohet për vjedhje, eprori për ngacmim seksual
- Vuçiq: Nuk mund të më gjejnë asgjë, nuk frikësohem se do të më burgosin
- Mickoski: Po e thellojmë bashkëpunimin ekonomik me Gjermaninë, synimi është më shumë investime dhe PBB më e lartë
- Detaje të rënda nga dosja për vrasjen e dyfishtë në Gjilan: Lëndime në trup dhe litar në qafën e viktimës
- TRONDITËSE NË GJILAN: Babai dyshohet se vrau djalin e tij, poashtu edhe mbesa gjendet pa shenja jeta dhe mbesën, gjykata cakton një muaj paraburgim
- Ministria e Transformimit Digjital me urdhër: Të bllokohen edhe 104 faqe të reja interneti për lojëra të fatit online
- Rreth 1.000 lopë vazhdojnë të enden në Kriva Pallankë, komuna kërkon shpalljen e gjendjes së krizës dhe ndihmën e ushtrisë