Lufta në Gaza/ “Topi është në fushën e Hamasit”, Blinken optimist: Besoj se do të arrijmë një marrëveshje paqeje!
Sekretari i Jashtëm amerikan, Anthony Blinken ndodhet në Doha, Katar për të diskutuar marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.
Ai foli për propozimin e tij për të nesërmen në enklavën palestineze duke thënë se ‘Besoj se do të arrijmë një marrëveshje paqeje! Topi është në fushën e Hamasit’.
Blinken nënvizoi se të mërkurën në Gaza duhet të ketë edhe një kundërpropozim politik për palestinezët pasi “Hamasi nuk mund të mposhtet vetëm ushtarakisht”.
Sekretari amerikan i Shtetit prezantoi sot gjatë një fjalimi në institutin kërkimor “Atlantic Council” një plan për ditën e pasluftës në Rripin e Gazës që përfshin krijimin e një alternative qeveritare ndaj Hamasit që do të përbëhet nga përfaqësues të Autoritetit Palestinez.
Blinken argumentoi se nevojitet një plan politik për të zëvendësuar sundimin e Hamasit në Gaza. Ai theksoi se parimet e këtij plani duhet të miratohen në një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Sakaq Blinken nuk ngurroi të kritikonte hapur politikat e qeverisë së Benjamin Netanyahut.