Mickoski: Lëshohet në përdorim aksi rrugor Gradsko-Drenovë, Maqedonia duhet me vepra

„I nderuar Ambasador i Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas,

I nderuar zëvendëskryetar i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski,

i nderuari zëvendëskryetar i Qeverisë, Ljupço Dimovski,

i nderuar drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski,

të nderuar deputetë, kryetarë komunash, të nderuar deputetë të Qeverisë, të nderuar zëvendësministra dhe anëtarë të qeverisë, bashkëqytetarë tanë,

Pak më parë, para se të fillonte ky aktivitet, pata rastin të bisedoj me punonjësit që morën pjesë në ndërtimin e kësaj rruge.

Sepse shpeshherë politikanët vijnë në këto ngjarje, presin shiritin dhe largohen. Dhe disi, sikur ata që kalojnë një pjesë të jetës së tyre duke ndërtuar këto ndërtime, disi mbeten të harruar. Dhe pata një ndjenjë që këtë herë, fillimisht kjo ngjarje duhet të fillojë pikërisht me ata, për t’i shtrënguar ato duar punëtore dhe për t’i falënderuar, duke i parë këta njerëz në sy. Sepse ne të gjithë e kemi meritën tonë, por ata kanë meritën më të madhe dhe prandaj në emrin tim dhe në emër të Qeverisë i falënderoj për gjithçka që kanë bërë. Ju lutem një duartrokitje të madhe.

Gjithashtu dua të përmend, ka munguar disi ai moment kur partitë opozitare, para se të ndodhte kjo ngjarje, vijnë në këtë objekt apo objekte dhe fotografojnë dhe e paraqesin si punë të tyre. Duke dashur t’i politizojnë gjërat në atë mënyrë. Sot nuk kam asnjë informacion nëse ka ndodhur apo ndoshta do të ndodhë pas kësaj ngjarjeje. Por, gjithsesi, shfrytëzoj rastin të them se ky objekt është për qytetarët e Maqedonisë, do ta shfrytëzojnë. Ky nuk është një ndërtim politik, asnjë nga politikanët nuk do ta fusë në xhep dhe ta çojë në shtëpi. Nga kjo do të përfitojnë qytetarët. Dhe mes tjerash dua të falënderoj partitë opozitare që në pushtet nuk arritën ta përfundojnë atë brenda 7 viteve, dhe kjo Qeveri e udhëhequr nga koalicioni “Maqedonia jote” VMRO-DPMNE-ja, pjesë përbërëse e së cilës është koalicioni VLEN dhe partia politike ZNAM, e kanë përfunduar dhe qoftë bekim dhe na qoftë me fat për qytetarët.

Ne do të vazhdojmë të realizojmë projektet, kjo është shumë e rëndësishme për ne, sepse ne jemi një vend që në thelb nuk ka dalje në det, nuk ka ne dispozicion disa burime si nafta dhe gazi dhe kjo në një kuptim të caktuar të fjalës përfaqëson një lloj të mungesës. Por atë që kemi ne, vendet e tjera të Ballkanit nuk e kanë. Dhe kjo është se ne jemi një udhëkryq natyror i dy korridoreve shumë të rëndësishme pan-evropiane. Bëhet fjalë për Korridorin 8 dhe Korridorin 10.

Vitin e nisëm duke vënë në funksion një rrugë të shpejtë kaq të bukur, e cila lidh qytetet e Kumanovës dhe Kriva Pallankës, gjegjësisht nga vendi i Çatalit përmes Dllaboçicës në Kriva Pallankë ose nga vendi Stracin, më i njohur për ata që udhëtojnë drejt fqinjit tonë lindor, Bullgarinë. Dhe tani po e lëshojmë në përdorim këtë rrugë të bukur nga Gradsko, Drenovë-Farish, e cila është pjesë e Korridorit 10, në thelb seksioni 10D. Ndërsa për disa ditë prej sot do të lëshojmë pjesën e parë të hekurudhës për në Bullgari, e cila duhet të lidhë Kumanovën me Beljakovcën. Dhe këto janë tre projekte që duhet të shënojnë fillimin e këtij viti, të cilat shumë lehtë mund të ishin monumente të një kohe të keqe, të cilën të gjithë përpiqemi ta harrojmë dhe e cila kohë e keqe po na çonte prapa.

Kur u zgjodhëm si Qeveri, kishim një dilemë. A duhet të sillemi si paraardhësit tanë dhe të themi se jeta fillon me ne dhe se duhet të harrojmë gjithçka më parë dhe se jemi ne ata që jemi më të zgjuarit dhe dimë më shumë? Ose të kompletojmë gjithçka për të cilën janë shpenzuar paratë publike, paratë tuaja dhe paratë e buxhetit maqedonas dhe t’i vëmë në përdorim pavarësisht sfidave dhe të gjitha mangësive që na kanë lënë. Ne vendosëm ta bëjmë këtë të fundit, sepse vlerësuam se ishte mënyra e duhur për të vepruar me paratë e fituara me mund dhe dhimbje të qytetarëve të Maqedonisë, të cilat ata i paguajnë në buxhetin.

Dhe ja sot jemi dëshmitarë të një ndërtimi të tillë. Ne vazhdojmë, nuk ndalemi këtu. Jemi marrë vesh me Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore që të vazhdojë projektimi i pjesës deri në Prilep përmes Pletvarit. Ajo pjesë që duhet zgjeruar, përmirësuar. Njëkohësisht me vrull të pandërprerë vazhdon,nuk fillon, ndërtimi i autostradës nga Prilepi në Manastir. Dhe presim që ajo pjesë e autostradës të përfundojë së shpejti. Po përpiqemi të gjejmë një mënyrë për të siguruar mjete për të përfunduar unazën rreth Manastirit deri në pikën kufitare Mexhitlija. Me ç’rast në një mënyrë të shpejtë do të shfrytëzohej ky seksion i Korridorit 10 ose seksioni 10D, përmes të cilit udhëtojnë qindra mijëra, do të thoja miliona automjete në vit.

Po vazhdojmë edhe me Korridorin 8, ndërtimin e Korridorit 8. Dhe kjo është autostrada që duhet të lidhë Gostivarin me Bukojçanin, pastaj procedura me tender e cila duhet të lidh Bukojçanin me Kërçovën. Dhe me vrull të pandërprerë, ndërtimet vazhduan derisa ra bora e shumëpritur, në autostradën e famshme që duhej të lidhë Kërçovën me Ohrin. Me kaq do të përfundonim edhe atë aks rrug që është pjesë e Korridorit 8. Pres që pjesa nga Vërbjani në Ohër, ndoshta me një përjashtim të vogël afër zonës së Botunit, të hapet në fillim të këtij sezoni turistik, diku rreth gjysmës së muajit maj, gjysmës së parë të qershorit.

Në këtë mënyrë njeriu e do dhe e ndërton atdheun. Në këtë mënyrë bëjmë gjëra më të mira për qytetarët dhe në këtë mënyrë do të vazhdojmë të punojmë, sepse vetëm kështu mund të tregojmë se parimi siç është deri më tani, ka marrë fund dhe ka mbetur në një anë tjetër të së kaluarës sonë. Dhe se tani është momenti kur ne e ndërtojmë shtetin dhe në atë mënyrë Maqedonia duhet me vepra dhe Maqedonia do të jetë sërish krenare.

Ajo që dua gjithashtu të përmend është falënderim për ambasadorin Rokas, për Zyrën e Bashkimit Evropian për gjithçka që bënë për ne, si shtet dhe si qytetarë. Sepse në këtë mënyrë, përmes projekteve reale, përmes projekteve që të gjithë mund t’i shohim dhe t’i shfrytëzojmë, mund ta afrojmë Bashkimin Evropian dhe vlerat evropiane me qytetarët. Dhe jam i bindur se projekte të tilla do t’i përfundojmë së bashku me Zyrën e Bashkimit Evropian në vitet në vijim.

Gjithashtu, më lejoni të falënderoj zëvendëskryetarin e Qeverisë dhe ministër i Transportit, z. Aleksandar Nikolloski, dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovskin. Ata janë një tandem i mrekullueshëm, me të vërtetë punojnë shumë, kanë një ekip vërtet të mirë, krijojnë dhe i realizojnë pritshmëritë e qytetarëve.

Gjithashtu do të doja të përfitoj nga rasti të falënderoj kolegët e mi profesorë dhe mbështetjen nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, sepse disi nuk i përmendëm kolegët tanë në fjalimet e mëparshme. Shumë faleminderit, sepse këtu ka ndihmuar shumë edhe Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit. Ministrja, kuptohet, Gordana Dimitrieska Koçoska, ministrja e Financave, e cila gjithashtu ka marrë pjesë edhe në pjesën fillestare kur po lirohej pjesa që ishte e bllokuar. Deputetëve për mbështetjen e tyre në Kuvend, por edhe të gjithë anëtarëve të Qeverisë. Për kryetarët e komunave të rajonit të Pellagonisë që insistuan për një zgjidhje të përhershme për këtë infrastrukturë rrugore. Për të gjithë ata që lanë një pjesë të jetës së tyre në mënyrë që ajo që ne shohim sot të mund të jetë realitet.

Pra, urime na qoftë rruga e re e shpejtë.

Proverbi i vjetër latin thotë: Res, non verba – Vepra, jo fjalë!

Ne punojmë me sinqeritet, ndershmëri dhe përkushtim dhe çdo ditë dëshmojmë se Maqedonia është sërish krenare dhe është sërish e juaja. Zoti e bekoftë Maqedoninë tonë”.

Ceremonia solemne e vënies në përdorim të rrugës eksprese Gradsko-Drenovë

Mickoski: Lëshohet në përdorim aksi rrugor Gradsko-Drenovë, Maqedonia duhet me vepra