Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Erik Matiasen. Në takim mori pjesë edhe ambasadorja jorezidente e Norvegjisë, Kristin Melsom.
Të dy bashkëbiseduesit i përshëndetën marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe miqësinë, duke theksuar se ato janë forcuar edhe më tej përmes anëtarësimit në NATO.
Kryetari Gashi theksoi se emërimi i të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor e tregon interesin që qeveria norvegjeze i kushton rajonit. Ai shprehu mirënjohjen e tij edhe për mbështetjen e fuqishme që Norvegjia, e cila edhe pse nuk është anëtare e BE-së, për shkak të lidhshmërisë së saj të ngushtë me BE-në, u jep aspiratave evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në takim u shkëmbyen mendime edhe për avancimin e rrugës së anëtarësimit të vendit, duke qenë se Matiasen ka përvojë shumëvjeçare lidhur me marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.
Ishte përshëndetur edhe puna e ambasadorëve në të dy vendet, pasi aktivitetet e tyre kontribuojnë në intensifikimin dhe avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit bilateral.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- LSM: Jo rritje të moshës së pensionimit, por pensionim sipas përvojës së punës
- Policia jep detajet: Vrau bashkëshorten me armë zjarri në Shkodër, arrestohet 62-vjeçari
- Tetova mbushet me murale para protestēs! “Hjadutët e Vakëfit” , “Hyzmeqarët e Serbisë”
- Hoxha në terren në Bogovinë: Investime në infrastrukturë për mjedis më të sigurt dhe më cilësor jetësor
- Nafie Selmani pyet Qokun: Pse nuk reagove për studentët e Tiranës kur i dêrguan në Kumanovë?
- Arrestohet një 19-vjeçar në Tetovë, dyshohet për vjedhje nga një veturë
- Mbyllet Qendra e Paraburgimit në Gjilan, do t’i jepet Danimarkës për të dënuarit e vet
- Arrestohet 71 vjeçari, ngacmon seksualisht 40 vjeçaren para vajzës së mitur
- MF: Me Ligjin e ri të Lojërave të Fatit vendosen rregulla të reja për giveaway: leje, kompensim dhe kushte të përcaktuara qartë për organizimin e tyre
- Drejtori i Doganave: Kemi duar të lira për të punuar për çdo rast, në vijim është një hetim për mallrat e akcizës – presim të arkëtojmë shuma milionëshe nga detyrimet e shmangura