Një pjesë e madhe e komunës së Karposhit ka mbetur pa rrymë, ekipet e EVN-së po punojnë për riparimin e defektit

Për shkak të ndërprerjes në një nënstacion në komunën e Karposhit, pjesa më e madhe e komunës është pa rrymë – njofton Komuna e Karposhit.

Në njoftim thuhet se pa energji elektrike është pjesa më e madhe e komunës, përkatësisht vendbanimet Karposh 1, Karposh 2, Karposh 3, Karposh 4, Taftalidze, si dhe pjesë të Vllasë dhe Zlokuçanit, ndërsa për momentin ekipet tashmë janë në terren dhe punon për riparimin e defektit.

– Për shkak të ndërprerjes në një nënstacion, pjesa më e madhe e komunës së Karposhit është pa energji elektrike, përkatësisht vendbanimet Karposh 1, Karposh 2, Karposh 3, Karposh 4, Taftalidze, si dhe pjesë të Vllasë dhe Zllokuçanit. Nga EVN na njoftuan se ekipet e tyre tashmë janë në terren dhe po punojnë në sanimin e defektit – thonë nga Komuna e Karposhit.