Sonte në Pallatin e Kulturës në Negotinë është mbajtur kuvendi i degës së Lëvizjes BESA në komunën e Vrapçishtit, ku është zgjedhur kryetari dhe kryesia e re e degës.
Në prani të kryetarit Bilall Kasami, sekretarit Adnan Azizi dhe eksponentëve tjerë partiak, kuvendarët e pranishëm zgjodhën Erxhan Ajetin për kryetar të degës.
Lëvizja BESA do të vazhdojë strukturimin në çdo territor të Maqedonisë së Veriut ku jetojnë shqiptarë.