Mexhiti: Po investojmë 332 milionë denarë në Tetovë (VIDEO)

Sot, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, vizitoi Komunën e Tetovës, ku realizoi takim me kryetarin e Komunës, Bilall Kasami.

Gjatë takimit u diskutua për projektet që janë ndarë për këtë komunë nga Qeveria dhe konkretisht nga Ministria e Mjedisit. Disa nga projektet janë në fazë realizimi, ndërsa për disa prej tyre procedurat tashmë kanë nisur.
Në këtë drejtim, Mexhiti informoi se në Buxhetin për vitin 2025 të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor janë ndarë mjete për komunën e Tetovës për rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Poroj, me vlerë prej 25 milionë denarësh dhe vendosjen e gardhit mbrojtës në lumin Shkumbin, në pjesën e papërfunduar në Tetovë, me vlerë prej 9 milionë denarësh.
Gjithashtu, me fondet e siguruara nga Banka Evropiane e Investimeve është planifikuar që në vitin 2025 të fillojë realizimi i projektit rikonstruimin i gypit të ujësjellësit për furnizimin me ujë të qytetit të Tetovës, në vlerë prej 64 milionë denarë.
Nga Programi për shfrytëzimin e mjeteve për dotacione kapitale për njësitë e vetëqeverisjes lokale për projektet infrastrukturore në fushën e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor për vitin 2024, komunës së Tetovës i janë ndarë mjete për realizimin e këtyre projekteve për të cilët pritet lidhja e marrëveshjeve me furnizuesin më të volitshëm: Rikonstruimi dhe zgjerimi i rrjetit primar të ujësjellësit për vendbanimin “JashtëVardarit” në Tetovë me vlerë të përgjithshme diçka më shumë se 15 milionë denarë dhe Rikonstruksioni i gypit të ujësjellësit të sistemit për furnizim me ujë të qytetit të Tetovës nga burimi i Kodrës së Diellit deri te rezervuari në Tetovë, në vlerë prej 65,5 milionë denarë ndërsa vlera e përgjithshme për realizimin e projektit është 140.780.000 denarë.

“Në kuadër të Projektit rajonal për mbetjet e forta me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rajonin e Tetovës, është në fazën e realizimin ndërtimi i një stacioni transferues për Tetovën – Ky stacion do të shërbejë si infrastrukturë ndihmëse për grumbullimin e mbeturinave, të cilat më pas do të transportohen në deponinë rajonale Rusino, dhe pritet që brenda disa javëve të nënshkruhet marrëveshja me kompaninë më të volitshme. Furnizimi i pajisjeve për grumbullimin e mbeturinave dhe për pajisjen e Stacionit të Transferimit/Pologut – zbatimi i projektit do të sigurojë pajisje për përzgjedhjen e mbetjeve për amvisëritë në të gjithë rajonin, furnizimi i kamionëve të transportit të mbeturinave, sipas kërkesave dhe nevojave të çdo komune, si dhe furnizimi e pajisjeve për stacion transferimi të mbetjeve. Në kuadër të këtij projekti për komunën e Tetovës do të furnizohen 10.492 koshe prej 120 litrash dhe 120 kontenierë, si dhe furnizimi i 9 kamionëve për transportin e mbeturinave”, tha Mexhiti.

Gjithashtu, në kuadër të Projektit të BE-së për ajër të pastër, i cili po zbatohet me ndihmën e fondeve evropiane, është planifikuar të ndërrohen sistemet e ngrohjes jo-ekologjike në 15 objekte publike në Tetovë.

Edhe një tjetër projekt shumë i rëndësishëm për Tetovën, në përputhje me Programin për shfrytëzimin e mjeteve kapitale për njësitë e vetëqeverisjes lokale për projekte infrastrukturore në fushën e arsimit dhe shkencës për vitin 2024, për të cilin janë ndarë mjete për realizim, është projekti për Ndërtimin e objektit krejtësisht të ri për shkollën e mesme teknike Gjoce Stojçevski. Objekti është planifikuar të jetë përdhesë plus 2 kate. Ky do të ndërtohet në faza, është në vlerë prej mbi 148,5 milionë denarë. Projekti aktualisht është në fazën e përzgjedhjes së kontraktorit për realizim.

“Këto janë vetëm një pjesë e projekteve për Tetovën për të cilat kemi siguruar mjete për realizim. Padyshim që këto projekte do të mundësojnë zhvillimin e përshpejtuar të Tetovës si komunë shumë e rëndësishme dhe do të mundësojnë zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët për të cilat qeveria e kaluar nuk ka pasur interes. Ato do të ndikojnë në zhvillimin e arsimit, ekonomisë, infrastrukturës nëntokësor -rrugore, parandalimit të ndotjes së ajrit dhe përmirësimit të gjendjes socio-ekonomike të qytetarëve”, tha Mexhiti.

“Sot kishim nderin dhe respektin të na vizitojë zv.Kryeministri i parë z.Izet Mexhiti, me të cilin biseduam për të gjitha projektet me të cilat Komuna e Tetovës po punon gjatë gjithë kohës, e të cilat janë mbështetje apo përkrahje nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Gjatë viteve të kaluara kam punuar me shumë pengesa nga qeveria e kaluar, ndërsa tani falë qeverisë po i ecim projektet përpara. Ftoj gjithë kryetarët e komunave të pollogut dhe më gjërë, që të përgatitin dokumentet dhe të aplikojnë me projekte konkrete që në bashkëpunim me qeverinë t’i realizojnë këto projekte në të mirë të qytetarëve!”, tha kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami pas takimit me Mexhitin.