Mexhiti: Tetovën e presin shumë projekte të mëdha (VIDEO)

Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti sot ka pasur një takim me kryetarin e komunës së Tetovës. Takimi u zhvillua në komunë e Tetovës, ndërsa më pas të dy bashkë shkuan në bulevardin Video Smilevski Bato. Mexhiti premtoi shumë projkete për qytetin Tetovës, ndërsa tha se këto janë vetëm për vitin 2025 nga ministria që aj drejton.

“ Rikonstrumimin e ujësjellësit në fshatin Poroj në vlerë prej 25 milionë denarë, gardhin e pa përfunduar në lumin Shkumbin në pjesën e pa përfunduar në vlerë prej 9 milionë denarë. Gjithashtu nga fondet e bankës botërore për investime është planifikuar që në vitin 2025 të filloj realizimi i projketit rikonstrumim i gypit me furnizim me ujë të qytetit të Tetovës me ujë në vlerë prej 64 milionë denarë nga programi për shfrytëzimin e mjeteve kapitale në fushën e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor në vitin 2024 komunës së Tetovës janë ndarë mjete që pritet lidhja e marrëveshje me furnizuesin më të volitshëm, rikonstrimi dhe zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit në lagjen jashtë Varadarit me vlerë prej 15 milion denar.” u shpreh Mexhiti

Ndërsa Kasami tha ky propjket është me një gjatësi 600 metra dhe lidhet me qarkoren e Tetovës dhe një rrugë del në fshatin Poroj, ai tha se pret që në prave kjo rrugë të jetë e asfaltuar.

“ Është një segment i bulevardit pastaj nga aj segment do të vazhdoj në dy krahë njëri krahë do të lidhë me qarkoren Trebosh Jazhincë dhe krahu tjetër do të vazhdojë drejtë Porjt. Nga momenti parë kur do të ngrohet koha do të vazhdohet me punë ështënjë segment i bulevardit VS Bato apo rrugës industriale dhe ne besojmë nesh na premtojnë kushtet nga marsi prilli këtu do të jetë edhe rruga e asfaltuar.” tha kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Në kuadër të projekteve të paralajmëruar nga ana e Mexhiti se në kuadër masave që do të merren kundër ndotjes në Tetovë në 15 institucione publike do të ndryshohet sistemi i ngrohjes./TS/