Mickoski: Në infrastrukturë kemi investime të mëdha, rruga eksprese Gradsko-Farish do të lëshohet së shpejti nga sot

“Sa i përket vënies në përdorim të rrugës eksprese që do të lidhë Gradskon, fillimisht Farishin, e pastaj Klisurën Drenovë, ajo ka një gjatësi të përgjithshme prej afërsisht 25 kilometra dhe do të bëhet së shpejti nga sot. Në atë rrugë eksprese do të lëvizin automjete me shpejtësi prej 130 kilometra në orë, theksoi Kryeministri Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Tani jemi duke e vënë në përdorim aksin rrugor nga Gradsko deri në Farish. Ka një rrëshqitje të vogël dheu që pres të riparohet. Lëshimi, mendoj se do të jetë më datën14 të këtij muaji, do të ishin gjashtë ditë nga sot. Me të cilën në mënyrë dramatike do të zvogëlohet kohëzgjatja e udhëtimit në Prilep dhe Manastir dhe në atë pjesë të Maqedonisë. Po ashtu, vazhdojnë aktivitetet në autostradën Prilep-Manastir, pres që të përfundojë në afat prej tre viteve. Në pjesën e shtrirjes së Drenovës, afër Farishit, Klisura Drenovë gjendet një shkëmb që paraqet rrezik dhe do të riparohet. Pres që në muajin mars të dalë ajo pjesë me të cilën do të përfundojnë këto 25 kilometra”, tha Kryeministri Mickoski.

Ai theksoi se përveç rrugës së shpejtë që lidh Çatall-Dllaboçicë-Kriva Pallankë, gjegjësisht Stracin-Kriva Pallankë prej 25 kilometrash, e cila së fundi është vënë në përdorim diku më 17 janar, do të vihet në përdorim edhe pjesa e parë e hekurudhës për në Bullgari, Kumanovë – Beljakovcë.

“Pra, gjithçka që qëndronte tani po lëviz ngadalë. Janë duke u zhvilluar aktivitetet infrastrukturore në Korridorin 8 dhe 10D. Pres që para fillimit të sezonit turistik, gjysma e dytë e majit, gjysma e parë e qershorit, të hapim aksin rrugor nga Vërbjani deri në Ohër, me përjashtim të pjesës afër Botunit. Këtu kemi një rrëshqitje të vogël që duhet riparuar dhe deri në fund të vitit 2026 të hapim të gjithë pjesën e autostradës Kërçovë-Ohër. Pres që të shpallet tenderi Bukojçan-Kërçovë, me të cilin edhe këtu do të lidhen këto dy korridore.

Pres që pas përshtatjes më në fund të kemi një tender të suksesshëm për Bllacë-Shkup, projektim të tunelit Tetovë-Prizren e kështu me radhë e kështu me radhë”, theksoi Kryeministri Mickoski.

“⁠Pres të përfundojë, si dhe projektimi Kumanovë-Stracin, unaza Manastir, pika kufitare Mexhitli. Të gjitha këto janë projekte që janë në proces ose në projektim ose në ndërtim dhe përfundim”, theksoi Kryetari i Qeverisë, Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske se kur do të jetë gati rruga Gradsko-Prilep.