Mickoski: U vu në përdorim kloni i kopshtit për fëmijë dhe salla sportive në Shtip, vazhdojmë të punojmë me përkushtim

“Është kënaqësi sot të jem këtu në Shtip. Gjithsesi, tre projekte janë të rëndësishme për cilësinë e jetës së banorëve të Shtipit.

Në këtë mënyrë, dua të falënderoj kryetarin e komunës për ftesën dhe njëkohësisht të shpreh falenderim për anëtarët e Qeverisë që janë sot këtu me mua, por edhe për deputetët dhe të gjithë të tjerët të cilët sot japin mbështetje për këto projekte, sepse në këtë mënyrë do ta bëjmë jetën e banorëve të Shtipit më cilësore.

Ashtu siç tha edhe kryetari i komunës, këtu nuk ndalemi, vazhdojmë edhe më tej. Tashmë, nëse nuk gaboj, javën e ardhshme do të fillojë projekti që ishte pjesë e thirrjes së parë të Qeverisë, bëhet fjalë për unazën rreth qytetit, projekt me vlerë rreth 2 milionë euro dhe më tej, nga gjysma e dytë e këtij muaji janar, do të shpallim thirrjen e re për projektet që do të financohen nga Qeveria.

Këtu në Shtip janë planifikuar projekte për t’u financuar me një vlerë prej 6.5 milionë euro për vitin e ardhshëm dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. E zhvillojmë Maqedoninë në çdo anë. E dimë se në këtë mënyrë do të përmirësojmë cilësinë e jetës së qytetarëve.

Edhe një herë, falënderime të mëdha për kryetarin e komunës, për banorët e Shtipit, për këshilltarët, për administratën, për deputetët, për anëtarët e Qeverisë që marrin pjesë në të gjitha këto projekte që nënkuptojnë një jetë më të mirë për qytetarët, që përbën edhe qëllimin dhe detyrën tonë, por edhe atë që u kemi premtuar qytetarëve”.

Mickoski: U vu në përdorim kloni i kopshtit për fëmijë dhe salla sportive në Shtip, vazhdojmë të punojmë me përkushtim