Elif Elmas është rikthyer në stërvitje te Lajpzingu pas një pauze të gjatë për shkak të lëndimit, por qëndrimi i trajnerit Marko Rose me siguri do të nënkuptojë edhe largimin e reprezentuesit të Maqedonisë nga Bundesliga gjermane. Ai tashmë ka disa oferta interesante në tavolinë dhe e fundit ka ardhur papritur nga Lacio, drejtuesit e të cilit duan ta kthejnë “diamantin” e Maqedonisë në Serie A. Elmas u transferua te Lajpzingu një vit më parë për një shumë prej 24 milionë eurove, por nuk arriti të merr minutat e dëshiruara nga trajneri Rose. Gallatasaraji dhe Fenerbahçe kanë dërguar oferta huazimi, po ashtu edhe Napoli dhe sipas informacioneve të fundit oferta e fundit për Lajpzing ka ardhur nga Lacio. Klubi nga kryeqyteti italian kërkon përforcime për mesfushën dhe fakti që Elmas mund të jetë në formë huazimi për gjashtë muaj, por edhe më shumë, e bën shumë interesant për Lacion dhe konkurencën brenda tyre në ekip. Për futbollistin shkupjanë, opsioni Lacio është më i mirë krahasuar me Fenerbahçen, Gallatasarajin apo Napolin, pasi që mund të ketë hapësira më shumë për lojë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ministria e Drejtësisë: Gruevski ende është shtetas i Maqedonisë, procedura për ekstradimin e tij vazhdon
- Miloshoski: Maqedonia nuk duhet të hyjë sërish në proces të ndryshimeve kushtetuese pa garanci të qarta dhe të forta për ruajtjen e identitetit kombëtar
- Petrova i bën thirrje Maqedonisë së Veriut të mos hyjë në konflikt me Bullgarinë, por të përmbushë obligimet e saj në rrugën drejt BE
- Lista e re e Forbes, Samir Mane thyen rekordin duke arritur në 1.9 miliardë $ pasuri
- Sllovenia kthen mbrapsht “mjekët” me diploma të Shtipit për shkak të paaftësisë ekstreme (VIDEO)
- “Tito vdiqi si mysliman!” – Dëshmi tronditëse nga viti 2003: Brozi ma zgjati dorën, ndërsa unë djersitesha sepse nuk mund ta përballoja atë!
- Maqedonia mes vendeve me më shumë duhanpirës në Evropë
- Ish-kryeministri Buçkovski: BE-ja po humb interesin për Ballkanin
- Fakulteti Ekonomik pjesë e aktiviteteve të projektit ndërkombëtar CEEPUS
- Vdekja e futbollistit 13-vjeçar nga Kumanova, MPB: Shoferi i veturës është privuar nga liria