Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës ka reaguar ndaj vendimit të presidentes së vendit, Gordana Siljanovska Davkova për bllokimin e licencave dygjuhësore për çerdhet.
Nga ASH thonë se ky veprim i presidentes është koordinuar me qeverinë monoetnike, që siç thonë ata, VLEN po tregon hipokrizi, pasi në zgjedhjet e fundit presidenciale e përkrahën Siljanovskën për presidente.
Reagimi i plotë:
Liçencat në gjuhën shqipe i bllokon Siljanovska e Vlenit, me porosi të Qeverisë
Pushteti Vlen-DPMNE vazhdon të luftojë gjuhën shqipe dhe të drejtat kolektive të shqiptarëve përmes instrumenteve alternative, kësaj radhe përmes presidentes Siljanovska-Davkova e cila ka refuzuar të dekretojë Propozim-ligjin
për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, në të cilin parashihet dhënia e liçencave edhe në gjuhën shqipe. Ky veprim është kryekëput i Qeverisë, por vetëm se realizohet përmes presidentes, ashtu si edhe vendime të tjera që janë realizuar herë përmes Gjykatës Kushtetuese e herë përmes institucioneve të tjera.
Ky rast nxori në pah jo vetëm paaftësinë, por edhe hipokrizinë e Vlenit, të cilët në zgjedhjet e fundit presidenciale u mobilizuan që t’i sigurojnë cenzusin presidentes, duke e arsyetuar me marrëveshjen për qeverisjen jolegjitime që kishin arritur me mandatarin Hristijan Mickoski. Sot zyrtarë të këtij koalicioni jolegjitim derdhin lotë krokodili dhe shtiren sikur presidentja të jetë e ardhur nga ndonjë planet tjetër.
Vasalitetin e Vlenit po e paguajnë shtrenjtë shqiptarët, ndërsa hipokrizia e tyre është vetëm një tentim për t’ua nënçmuar edhe intelegjencën.
Davkovën e sollët ju! Ligjin e bllokoi pushteti juaj jolegjitim dhe monoetnik.
– Aleanca për Shqiptarët –
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Aeroplani me Vulinin niset drejt Moskës, por urdhërohet të kthehet në Beograd
- ALTA Banka nis tërheqjen e parave për klientët pa kartela pagese, nga 5 nëntori në Manastir
- LSDM: Mickoski dhe Sllaveski e sollën bankën e Vuçiqit, përgjegjësia u takon atyre
- 18 ambasadorë të Kosovës kanë tejkaluar mandatin katërvjeçar – çfarë parasheh ligji?
- Jep dorëheqje drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari
- Rama fton sërish studentët në tryezën e dialogut para Kryeministrisë
- Mashtrim para bankomatit në Kumanovë
- Arrestime dhe dërgime në burg
- Përparim Bajrami lirohet nga paraburgimi, ofroi garanci prej mbi 1.1 milion eurosh!
- Pas “Alta Bankës”, edhe sigurimet në pikëpyetje? LSDM ngre alarmin për „Alta Sigurimi“