Koalicioni VLEN në një komunikatë për median kanë thënë se që nga përfshirja e tyre në Qeveri e ka ndërmarrë seriozisht mbështetjen për kulturën, artin dhe artistët shqiptar.
Sipas tyre VLEN po angazhohet fuqishëm në promovimin e kulturës shqiptare dhe ndalimin e abuzimit të deritanishëm me artistët që është bërë nga BDI vite me radhë.
“Pas zgjidhjes së statusit të të punësuarve në Ansamblin Shtetëror të Valleve dhe Këngëve Shqiptare, drejtorët nga Koalicioni VLEN, kanë vazhduar të zgjedhin statusin edhe të artistëve në Teatrin Shqiptar, Teatrin e Tetovës dhe Teatrin Shqiptar për të Rinj dhe Fëmijë.
Teatrot shqiptarë në mbarë vendin po pasurojnë përbërjen e tyre me artistë të rinj dhe të talentuar. Ata po shënojnë një hap të rëndësishëm drejt pasurimit të trupës së tyre artistike.
Për Koalicionin VLEN, kultura shqiptare është me rëndësi të veçantë dhe prezanton identitetin tonë kulturor dhe artistik. Aktorët e rinj meritojnë të mbështeten nga shteti pasi ata janë e ardhmja jonë. Ne kemi parë tek ata talent dhe dëshirë për punë, prandaj dhe mbështetja jonë institucionale nuk do të mungoj asnjëherë. VLEN me të gjithë forcat e saj është e angazhuar të mbrojë dhe t’i promovojë artistët kudo që ata kanë nevojë.
Koalicioni VLEN dhe zëvendësministri në Ministrinë e Kulturës Sedat Sulejmani, nuk do të abuzoj me kulturën shqiptare, por do ta mbështet dhe ta promovojë vazhdimisht. VLEN vlerëson lartë rolin e artistëve në shoqëri dhe ata meritojnë trajtim të dinjitetshëm nga politika. VLEN për artistët dhe kulturën”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mucunski: Vendimet nga Samiti në Ankara do ta përforcojë Aleancën e NATO-s
- “Më shumë përdornin burrat për të spiunuar dhe kur i arrestonin ata, gratë sigurisht që i merrnin, i torturonin, por edhe për t’i…”/ Dëshmia tronditëse e D.B., ish-e persekutuar politike
- Mickoski: Maqedonia vazhdon me reformat, forcimin e ekonomisë, institucioneve dhe sundimit të ligjit
- FOSTER rikthehet në Listën Pozitive, pacientët do ta marrin pa pagesë shtesë
- Tronditëse në Shkup: Gjendet një trup i pajetë në lumin Pçinja pranë Banjës së Katllanovës
- Mickoski: Maqedonia vazhdon me zbatimin e reformave, forcimin e ekonomisë, institucioneve dhe sundimit të së drejtës
- Aktakuzë pas pesë vitesh ndaj Trifun Kostovskit, djalit të tij dhe ish-drejtuesve të Eurostandard Bankës
- Ljutkov: Faktet e ribalancit të Buxhetit janë të qarta dhe të verifikueshme
- “Sllavizimi i emrave të rrugëve”, të shtunën sërish do të protestohet në Tetovë
- Zv/drejtori i Doganave, Mustafë Dauti vizitoi vendkalimin kufitar në Novosellë: Shpreha vlerësim për profesionalizmin