Bashkë me Arbenin, Bilallin dhe Zekën, si dhe aktivistë e funksionarë, sonte ishim në ndejën e fundvitit të VLEN-it.
Këtë vit e nisëm së bashku, dhe po e mbyllim përsëri bashkë. Nuk mund të kishte përfundim më të mirë se ky i sotmi. Në atë që besuam, punuam dhe e realizuam. Sot, me kënaqësi dhe krenari të plotë, mund të themi se po përfundojmë këtë vit me ndryshimin më të madh që ka ndodhur ndonjëherë në vendin tonë.
Shumëkush nuk besonte se mund të sillnim ndryshimin demokratik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por ne jo vetëm që dëshmuam se kjo ishte një domosdoshmëri, por edhe vërtetuam se ky ndryshim ishte i mirë për të gjithë. Përmes bashkimit të forcave dhe vendosmërisë për të arritur qëllimet tona, ne e bëmë të pamundurën të mundur.
Angazhimi ynë vazhdon. Me përkushtim dhe përgjegjësi, do t’ju përfaqësojmë denjësisht, duke përmbushur premtimet që kemi dhënë. Ju falënderojmë nga zemra për besimin që na dhatë! Do të punojmë me përgjegjësi të plotë për të dëshmuar se ky besim ka peshë dhe vlerë, dhe si i tillë do të trajtohet.
Viti 2025 do të jetë një vit sfidash të reja. Obligimi ynë është të krijojmë kushte për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. Do të angazhohemi për një arsim më cilësor, shanse më të mira për të studjuar dhe punuar, si dhe për të kthyer në vendlindje të gjithë ata të rinj, të reja dhe familje që kanë emigruar gjatë dekadës së fundit.
Një nga sfidat më të mëdha që kemi përpara është reforma e administratës publike, për ta kthyer atë në një shërbim profesional për qytetarët. Gjatë vitit të ardhshëm, do të hapim më shumë fronte pune, duke krijuar mijëra vende të reja, qoftë në sektorin publik, përmes partneriteteve publiko-private, apo duke stimuluar sektorin privat me politika të favorshme. Investimi ynë do të fokusohet në cilësi, punësimin e më të mirëve dhe zhvillimin e arsimit për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
Kaluam sfida dhe pengesa, por sot jemi triumfues. Bashkimi ynë u vlerësua nga ju, dhe ne nuk do ta keqpërdorim besimin tuaj. Vitin që vjen, le të ecim përpara të bashkuar, duke punuar për interesin e përbashkët të popullit tonë, që për një kohë të gjatë ka vuajtur nga ndasitë.
Gëzuar dhe për shumë mote Viti i Ri! Paçi shëndet, gëzim dhe mbarësi në familjet tuaja!
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Zejdi: Përkthimi i politikës së Mickoskit në gjuhën e VLEN-it
- Minçev paralajmëron shkurtim të 40 për qind të institucioneve shtetërore
- Jakupi: të fokusohemi te diagnostikimi i hershëm i kancerit
- Ambasadori shqiptar në Shkup ndan poezinë “Në mundsh”: Mesazh për durim, qëndresë dhe dinjitet
- 7 shoferë kamionësh nga Maqedonia e Veriut me vulë të zezë në pasaportë
- Milanka Rashiç: Danieli është mirë, por i duhet qetësi, policia ende po i kërkon rrëmbyesit
- Rallpovski: Jemi këtu që ta konfirmojmë atë që e negociojmë për gati një vit
- Inflacioni i frikshëm: Lista e ushqimeve më të shtrenjta në 2025 do t’ju lërë pa fjalë!
- Mexhiti nga Kamjani: Me unifikimin e VLEN-it, krijojmë forcën e vetme me shtrirje në gjithë Republikën
- Debati për pagat e funksionarëve: Sa paguhen në Maqedoninë e Veriut dhe si krahasohen me rajonin?