Gresë Gashi ka rrëfyer në spektaklin e së hënës në Big Brother linjën e saj të jetës, ku pati momente të bukura por edhe disa prekëse.
Ajo ka treguar për të kaluarën dhe për dy goditje të forta në familje, të cilat e kanë bërë një person edhe më të fortë.
Aktorja tha gjithashtu se ka qenë shumë e bullizuar, por që ia ka arritur qëllimet e saj.
Foto: Screenshot/YouTube
Pas historisë, asaj iu bë një surprizë nga e ëma, ku qëndronin bashkë e biseduan me njëra-tjetrën.
“Të kemi shpirt. Ti je krenaria e shtëpisë tonë”, u shpreh ajo.
Foto: Screenshot/YouTube
E në anën tjetër, pas pak minutash në shtëpi u fut edhe babai i saj, me të cilin ruan raporte shumë të mira.
Gresa theksoi se prindërit i ka pikë të dobët dhe se për të janë gjithçka.