“Man City po heq qafe pesë ose gjashtë lojtarë të ekipit të parë, ka mbaruar epoka e tyre” – miku i Guardiolas flet për largimet
Një krizë e madhe e ka tronditur Manchester Cityn dhe trajneri i tij Pep Guardiola po përjeton periudhën më të vështirë të karrierës së tij.
Man City ka humbur nëntë nga 12 ndeshjet e fundit. Kampioni aktual i Anglisë, i cili ka fituar titullin për herë të katërt radhazi, pas 17 xhirove këtë sezon është vetëm në vendin e shtatë në Ligën Premier me 12 pikë më pak se Liverpooli kryesor.
Man City është larg majës dhe titullit dhe po lufton për vendin që të çon në Ligën e Kampionëve, që tani është katër pikë larg tyre.
Man City pritet të jetë shumë aktiv në dy afatet kalimtare të ardhshme, atë dimërore që fillon pas nëntë ditësh dhe atë verore pas përfundimit të sezonit.
Këtë e ka konfirmuar Guillem Balague, një gazetar katalanas, mik i ngushtë dhe biograf i trajnerit të Man Cityt, Pep Guardiola.
“Unë kam një pamje të qartë të asaj që do të ndodhë. Man City dëshiron të heqë qafe pesë ose gjashtë anëtarë të përhershëm të ekipit të parë dhe të sjellë sa më shumë lojtarë të rinj”.
“Kështu që gjysma e 11-shes ideale të Man Cityt do të largohen dhe gjysma do të vijë. Do të thotë fundi i një epoke dhe fillimi i një epoke tjetër…”, deklaroi Balague.